Hajro Limaj: Lufta e ftohtё dhe Shqipёria

Read Time:12 Minute, 41 Second

GEER

Tiranё 2025

E kisha dёgjuar disa herё zotin Limaj nё intervistat e tij me Roland Qafokun nё emisionin DEKALOG, po ashtu kisha lexuar shkrime tё tij nё Panorama.

Pёr fat, nё tetor u ndodha pranё tij nё Kafen AGOLLI nё shoqёrinё e mikut tim nga Gadimja e Epёrme, (Kosovё), Ekrem Alia. E dёgjova tё fliste me shumё dёshirё pёr kёtё libёr qё ma dhuroi edhe mua.

Zoti Hajro ka qenё pёr njё kohё tё gjatё nё shёrbimin e Zbulimit Ushtarak Shqiptar. Tani nё moshёn 75 vjeҫare sjell kujtimet e tij vetiake nga koha nё kёtё shёrbim por edhe si qyteta,r mё gjerё, nё veҫanti edhe pёr ҫёshtjet tona mbarё kombёtare.

Por si shumё ish oficerё tё shkolluar dhe edukuar nё socializёm, ai ka ende njё farё pёrmallimi pёr regjimin e kaluar, ndonёse “ka parё botё me sy”, ka lexuar edhe letёrsi tё pas 1991. E kuptoj dhe e respektoj bindjen e tij.

Ashtu si Limaj edhe shumё tё tjerё qё i shohim tё intervistohen nё televizionet tona, sistematikisht mёtojnё tё sillen si “historianё” dhe njohёs tё mirё tё gjendjes politike tё sё shkuarёs dhe tё sotmes nё Shqipёri dhe mё gjerё. Kёtu, mendoj se ata gabohen. Historiani i mirёfilltё ёshtё njё studiues serioz, qё hulumton nёpёr arkiva, qё sjell fakte tё provuara dhe jo njё rrёfyes i zakonshёm. Sot kemi historianё tё tillё sikurse Hasan Bello, Elmas Leci, etj qё pёrpiqen ta rishkruajnё historinё tonё tё shtrёmbёruar nga ideologjia e kaluar.

Libri nё fjalё me titullin “Lufta e Ftohtё dhe Shqipёria” mёton shumё, mendoj se peshёn e tij nuk e mban dot njё shkrues i vetёm, pasi tema ёshtё madhore. Megjithatё zpti Limaj ka menduar se mund ta bёjё kёtё.

Qё nё fillim, autori u rikthehet tezave tё historiografisё zyrtare para 1991 pёr karakterin e Luftёs Nacional-Ҫlirimtare, rolin e komunistёve dhe partive nacionaliste nё tё, pa iu referuar dokumenteve arkivale tashmё tё mundёshme pёr t’u pёrdorё. Ende ai sjell psh njё numёr tё fryrё tё dёshmorёve (mbi 28000) pёrkundёr studimit tё vitit tё kaluar tё Akademisё sonё tё Shkencave qё nuk e ҫon atё numёr mё shumё se 6000. Gjithashu e mohon qё nё Shqipёri, pas tetorit 1943, nisi njё luftё e vёrtetё civile. Edhe nё bisedёn tonё nё kafene ai pёrmendi tezen se “nё njё vend tё pushtuar nuk mund tё ketё luftё civile” referuar njё konvente tё Vienёs,,,

Duke pyetur Intelektin Artificial, unё mora kёtё pёrgjigje:

“Po, mund tё ketё luftё civile. Psh Greqia (1943-1946). Gjatё pushtimit nazist u formuan lёvizje rezistence me ideologji tё ndryshme (komuniste dhe nacionaliste). Konflikti vijoi edhe pas ҫlirimit.

Jugosllavia (1941-1945), nё territoret e pushtuara u pёrplasёn partizanёt komunistё dhe ҫetnikёt monarkistё-nacionalistё:

Me nёntitullin “Shqipёria ndёrmjet Lindjes dhe Perёndimit”, me gojёn e amerikanit Peter Lucas autori shkruan se “Ai (Enver Hoxha) me 28 nentor ishte njё njeri nё udhёkryq, nga t’ia mbante, nga Lindja apo Perёndimi?” (f.22-24)

Vёrtet?! Enver Hoxha ishte i lidhur me Titon dhe ky me Stalinin, me Lindjen. Si mund tё ishte nё udhёkryq?

Dhe kjo vijoi jo pak por deri nё 1978, kur Shqipёria i ndёrpreu marrёdhёniet me Lindjen.

Autori shkruan:

f.25

Pёrfundimi i luftёs e gjeti edhe vendin tonё tё shkatёrruar, me njё ekonomi tё paralizuar. Nuk sigurohej furnizimi i popullsisё me bukё dhe produktet e mbijetesёs, mbi 7.3 % e popullsisё ishte vrarё. Nё kёto rrethana qeveria shqiptare i kёrkoi zyrtarisht ndihmё UNRRA-s .

Sipas autorit “Relacionet e kёqia tё qeverisё shqiptare me dy ish aleatёt e mёdhenj pёrёndimorё, Britaninё e Madhe dhe SHBA, rriti prioritetet e Jugosllavisё dhe tё Bashkimit Sovjetik. Ftohja e marrёdhёnieve tё fuqive perёndimore me BRSS nё mars 1946 u reflektua menjёherё nё Shqipёri, e cila pёrfundimisht e ligjёroi veten e saj nё Bllokun Lindor.(f.27)

Nё apitullin mbi “aleancat e Shqipёrsiё gjatё Luftёs sё Ftohtё”, zoti Limaj pёrmend tri fazat e kёtyre marrёdhёnieve: ato me Jugosllavinё Titiste, ato me BRSS staliniste e hrushoviane dhe ato me Kinёn e Mao Ce Dunit.

Jugosllavia nё fund tё Luftёs sё dytё Botёrore kishte marrё pёrsipёr rolin e mbrojtjes sё Shqipёrisё para ҫdo Konference ndёrkombёtare siҫ ishin edhe reparacionet pёr dёmet e luftёs. (f.28)

Jugosllavёt luajtёn rol tё rёndёsishёm qё Shqipёria tё thirrej nё Konferencёn e Paqes nё Paris, ku Greqia kёrkonte “Vorio Epirin”. Sigurisht jugosllavёt ishin tё interesuar tё gllabёronin tёrё Shqipёrinё paskёtaj, jo vetёm njё pjesё tё saj. (Shёnimi im B.S.)

Nqё faqen 32 druhem se autori bёn njё “lapsus” kur thotё se “marrёdhёniet diplomatike mё BS Shqipёria i vendosi me 17 shtator 1924” (?!). Me sa di unё, Fan Noli kishte prirje pёr ta bёrё kёtё por nuk e realizoi. Nё fakt marrёdhёniet diplomatike janё vendosur me 10 prill 1945 (shёnimi im B.S.)

Nё libёr sillet njё fakt interesant lidhur me marrёdhёniet me Kinёn e Mao Ce Dunit.

f. 36

Kinezёt kishin konfirmuar mbёshtetjen e tyre pёr nevojat e shqiptarёve nё ushtri dhe ekonomi. Pёr kёtё u formua njё delegacion me ushtarakё tё lartё me nё krye gjeneral Vaskё Gjinon. Tё veshur me uniforma civile, tё pajisur me gjeneralitetet me emra fallco dhe me njё vapor mallrash pёr tё udhёtuar drejt Kinёs sё largёt, ky delegacion ushtarak i hapi Shqipёrisё rrugёn e njё bashkёpunimi shumё tё rёndёsishёm. Ishte fillimi i vitit 1961, kur delegacioni ushtarak shqiptar bёri vizitёn e parё nё Kinё, vizitё e cila u mbajt sekret si brenda vendit ashtu edhe jashtё tij. Udhёtimi u bё me anijen “Vlora” tё porsa blerё nga Kina, e cila u kthye nё Shqipёri bashkё me delegacionin dhe e ngarkuar plot “me tanke, artileri, njё skuadrilje avionёsh dhe materiale tё tjera ushtarake”

f.38

Shqipёria gjatё luftёs sё ftohtё, si shtete kёrcёnuese politike dhe ushtarake pёr rёzimin e pushtetit politi dhe pushtimin ushtarak kishte Greqinё, Italinё dhe Amerikёn (NATO_n). Nё vitin 1948 u shtua Jugosllavia e cila nga ndryshimet dhe qendrimet e kundёrta u vlerёsua nё shtet kёrcёnues, ndёrsa nё vitin 1961 u shtua edhe BS me mosdakortёsitё e PPSH me ideologjinё hrushoviane. Pra tre shteteve kёrcёnuese perёndimore iu shtuan edhe dy shtete lindore…(mendoj se ishte gjithё Traktati i Varshavёs-shёnim i imi B.S.)

Nё kapitullin “Siguria dhe mbrojtja kombёtare” autori ndalet nё dy zbullimet:

atё politik qё merrej me pёrcjelljen e veprimtarisё sё emigraciionit politik

 dhe atё ushtarak.

Pyetjes “A ka pasё CIA plan pёr eliminimin e Enver Hoxhёs?” autori i pёrgjigjet me rrёfimet e Nicolas Beathels nё librin ‘Tradhtia e Madhe”, ku thuhet se CIA punonte pёr tё shkёputur njёrin nga vendet e Bllokut Komunist, pёr kёtё u zgjodh Shqipёria si mё e dobёta. Pёrmendet vdekja apo helmimi i Mit-hat Frashёrit nё Nju Jork, me gjasё nga KGB, qё e pengoi realizimin e sulmit ndaj Shqipёrisё. (f.51)

Ai vetё ka bindjen se kёto zbulime, ndonёse nё bashkёpunim, kanё pavarёsi relative dhe kritikon vendimin qeveritar qё e kalonte zbulimin ushtarak nё varёsi tё Ministrisё sё Brendёshme.

Besoj se ka tё drejtё. Madje, mё kujtohet kur Enver Hoxha eliminoi Mehmet Shehun e paskёtaj Kadri Hazbiun, deklaroi se “tё gjitha grupet armiqёsore i ka zbuluar Partia”. Pra injorohej rёndёsia e shёrbimeve tё specializuara duke vёnё “politikёn nё plan tё parё”

Nё faqet 52-53 autori flet pёr “bandёn e Xhevdet Mustafёs” qё u pёrdor si alibi pёr eliminimin e Kdri Hazbiut.

Akuza qё Xhevdet Mustafa kish ardhё pёr tё eliminuar Enverin nuk u vёrtetua kurrё.

Strategjia intriguese e agjensive tё huaja, veҫanёrisht nga UDB jugosllave, CIA amerikane, SIS-I (M-16) britanike dhe KGB (sovjetike) hёngri dhjetёra e qindra koka tё politikёs, qeverisё, tё ushtrisё e tё heronjёve tё popullit shqiptar. Janё njё mori tё pushkatuarish nga prishja me Jugosllavinё, me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinёn duke i emёruar ata “agjentё” Me qindra tё burgosur e familje tё tёra tё internuara. Lufta e brendёshme dhe asgjёsimi i njёri tjetrit, koleg-vrasja sidomos mba vitit 1974 solli pasoja dramatike nё ambientin poitik, ekonomik, shoqёror, social dhe nё unitetin e vendit.

Mehmet Shehu u gjend i vdekur nё dhomёn e tij tё gjumit nё mesnatёn e 17-18 dhjetorit 1981

Enver Hoxha kryeministrin nuk e gjykoi nё popull e nё ushtri, nuk e arrestoi dhe nuk e futi nё burg, siҫ veproi me tё tjerёt, por nё njё mbledhje tё Byrosё Politike u ngritёn akuza tё rёnda. Ish shefi i Zbulimit tё Jashtёm (Ҫaushi) gjatё kohёs qё u vetvra Mehmet Shehu tregon se si u manipuluan tё pavёrtetat pёr ta cilёsuar Mehmet Shehun agjent tё disa agjenturave tё huaja tё cilat i kishin kёrkuar atij eliminimin e Enver Hoxhёs.

Zoti LImaj vijon me paraqitjen e degёve tё zbulimit ushtarak dhe veprimtaritё e tyre.

U ndala nё grupin e 12 zbuluesve qё u dёrguan nё Vietnam pёr eksperiencё,

f.63

Grupi i pёrbёrё nga 12 ushtarakё, 9 zbulues, 2 xhenierё dhe 1 kimist nёn drejtimin e Spiro Adhamit, nё atё kohё zevёndёs drejtor i Drejtorisё sё Zbulimit dhe shef i degёs sё zbulimit me trupa, Nёvruz Zejnati, Viktor Dhroso, Sali Qazimi, Aristidh Ndini, Zykё Zykaj, Kujtim Lumani, Feim Xhehraj, Besim Mema, Ramiz Ficori, Besim Murra dhe Aqif Gjikala, nё fillim tё muajit qershor 1966, shkuan nё Vietnam. Ata qendruan gati 6 muaj nё xhunglat e Vietnamit dhe pёrjetuan nga afёr veprimet luftarake, panё tmerret e luftёs, por edhe morёn pjesё nё tё. Dy prej ushtarakёve shqiptarё mbetёn tё plagosur, nё aksione tё ndryshme luftarake. Kjo eksperiencё luftarke u botua dhe u trajtua nё arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakёve.

Njё vlerёsim tё veҫantё ka autori pёr drejtorin e zbulimit ushtarak Andon Sheti tё cilin padrejtёsisht e shkarkuan dhe e dёnuan me 20 vjet burgim (f.68) Njё ndёr akuzat pёr “puҫin ushtarak tё Beqir Ballukut” ishte futja dhe pёrkthimi i literaturёs ushtarake tё huaj ku 90 % u pёrkasin burimeve sovjetike pas 1960. Nё kёtё grup e futёn e Andon Shetin.

f.69

Koha dhe vleёrsimet e sotme vёrtetojnё se ajo pёrplasje jetёsore ka qenё njё luftё politike dhe ideologjike, mbi tё cilёn u dёnua si armik i gjithё lidershipi politik dhe ushatrak i Ministrisё sё Mbrojtjes, ministri Beqir Balluku,, shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm Petrit Dume, drejtori politik Hito Ҫako, zv shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm Rrahman Parllaku, tё katёr heronj tё popullit, tre tё parёt me pushkatim.

f.81

Nё vitet 1980 ushtria shqiptare kishte

22 divizione

 me efektiva

16500 oficerё, 9000 nёnoficerё, 60000 ushtarё, 8000 civilё, 450000 rezervistё, 230000 forca vullnetare,

127 brigada kёmbёsorie, artilerie dhe sulmuese

34 regjimente tё artilerisё kundёrajrore

1050 tanke nё 9 brigada dhe 2 batalione

4000 gryka zjarri artileri tokёsore

mё shumё se 100 anije tё luftёs

240 avionё dhe helikopterё tё flotёs ajrore

katёr silurues (80 sovjetike 40 kineze)

Dragamina rade 6 sovjetike

Dragamina bazё 2 sovjetike

Gjuejtёsa detarё 4 sovjetike

Nёndetse katёr sovjetike

Motovedeta tip Shanghai H 6 kineze

Nga vitet 1975 deri 1985 u ndёrtuan 174 mijё bunkerё

Nё faqen 93

zoti Hajro Limaj cek edhe planin aventuror tё Enver Hoxhёs pёr ҫlirimin e Kosovёs nёn emrin “Shpёrthimi”

Ёshtё hartuar nё prill 1980

Nё arkivin e Drejtorisё sё Zbulimit tё ushtrisё sё Shqipёrisё ekziston harta nr 937 datё 29/12/1980 e cila pёrfshintё krahinёn e Kosovёs e shkallёs 1: 200000 ku parashikoheshin 27 pika dhe rajone tё pёrcaktuara pёr depёrtim dhe veprimtari nё prapavijё tё armikut, tё koduara sipas rregullit ushtarak.

Plani i ndёrhyrjes I, quajtur “Shpёrthimi”, u pёrgatit mbi bazёn e kёtyre hartave qё kishin tё dhёna tё rёndёsishme tё objekteev pёrkatёse tё terrenit.

Hartuesit ishin :

Ministri i mbrojtjes Mehmet Shehu, shefi i Shtabit Veli Llakaj, zv sefi i Shtabit Maliq Sadushi, zv minister Nazar Berberi

Miratuar nga Enver Hoxha, komandanti i Pёrgjithshёm.

Hartuar nё prill 1980 por nuk u vu nё zbatim

Duhet tё merrnin pjesё 34 brigada kёmbёsorie, 6 brigada tankesh, 7 brigada artilerie, 6 regjimente anti tank, 12 regjimente anti ajrore, 2 brigada xheniere, 10 batalione tё zbulimit dhe inteligjencёs,3 regjimente aviacioni, 3 spitale ushtarake, 2 spitale veterinere

220000 ushtarё dhe oficerё nё pёrgjithёsi

65 % nё Kosovё, 35 % nё Maqedoni e Mal tё Zi

Nё fazёn e parё drejt Kosovёs 30 mijё ushtarё, nё valёn e dytё tё sulmit 150 mijё trupa.

Nё Maqedoni 6 mijё, nё Mal tё Zi 4 mijё qё do mbёshteteshin nga 16 mijё trupa.

f.104

Njё fakt tronditёs

SHBA ka qenё e pёrgatitur pёr njё luftё bёrthamore. Pjesё e kёtij plani ka qenё shkatёrrimi i plotё i Shqipёrisё.

Mu duk interesante ajo qё autori shkruan pёr gjendjen e Shqipёrisё pas prishjes sё marrёdhёnieve me Kinёn Popullore.

f.120

Prishja pёrfundimtare e marrёdhёnieve me Kinёn nё vitin 1978, nё vend qё tё stimulonte kёrkimin e partnerёve tё tjerё tё vendit, apo ta detyronte qeverinё shqiptare tё hidhte sytё kah Perёndimi, u transformua nё njё mёvetёsi. Duke filluar nga viti 1976 nё emёr “tё ruajtjes sё pavarёsisё politike dhe ekonomike” dhe “mbёshtetjes nё forcat e veta” u adoptuan tre kufizime tёrёsisht ideologjike:

u ndalua ҫdo lloj kredie apo borxhi nga jashtё

u kufizuan nё mёnyrё drastike tё gjitha importet, “me pёrjashtim tё atyre qё konsideroheshin absolutisht tё nevojshme pёr zhvillimin e ekonomik dhe nevojat sociale”

disa nga vendet mё tё zhvilluara tё botёs si SHBA, Britania, Bashkimi Sovjetik, Izraeli, Afrika e Jugut, Gjermania Federale etj u pёrjashtuan nga axhenda e marrёdhёnieve tregtare “tё cilёsuara si kapitaliste, revizioniste apo sioniste”

Rritja ekonomike vjetore qё arrinte mesatarisht 5-6 % nё vitet 1970-1980 ra nё 1 % nё dhjetёvjetёshin 1980-1990.

E privuar nga kapitalet e huaja tё cilat konsideroheshin si “instrumenta skllavёrues” dhe ndaloheshin me Kushtetutё dhe si pasojё e gabimeve thelbёsore tё politikave tё saja ekonomike rritja ekonomike po shkonte nё rёnie. Ekuilibrat makroekonomikё ishin tronditur edhe si pasojё e subvencioneve tё mёdha qё pёrpiqeshin tё mbulonin mungesёn e efiҫiencёs tё sektorit publik, defiҫiti buxhetor arriti 15.6 % nё 1990.

Zoti LImaj jep njё opinion, pёr mua tё ri, lidhur me ta ashtuquajturat “provokacione tё gushtit 1949” nga ana e grekёve.

f.127-128

Ky nuk ishte “provokacion”, siҫ e kanё emёrtuar politikanё, studiues apo botues tё ndryshёm, mbasi sulmet nuk u shtrinё nё pika apo objekte tё veҫanta, por nё tё gjithё kufirin e jugut, nga Kapshtica, Bozhigradi, Leskoviku e deri nё Konispol. Ishte prej 2 gushtit deri nё 5 shtator 1949. Pra njё muaj e tre ditё. Objektiv ishte pushtimi i qarkut tё Korҫёs ku edhe pёrpjekjet ishin mё tё ashpra e me pjesёmarrje shumё tё gjёrё forcash ushtarake, sikurse dhe pushtimin mundёsisht tё Gjirokastrёs, nёn petkun kundёr lёvizjes partizane e greke e rrugёve tё furnizimit nga Shqipёria.

Grekёt pёrdorёn ushtrinё me topa, , avionё, ushtri tokёsore e gjithҫka qё pёrdor ҫdo ushtri qё sunon tё pushtojё njё vend tjetёr. Greqia vёrsuli drejt Shqipёrisё 70000 forca tё armatosura, 50 avionё, 80 tanke dhe njё skalion artilerie me 400 gjuejtёs, kryesisht topa..

Shteti shqiptar mobilizoi 10000 trupa dhe mbante nё gatishmёri 30000 tё tjerё pranё zonёs sё sulmuar.

Jam i njё mendimi me autori lidhur me rrezikshmёrinё e korrupsionit nё organet shtetёrore.

f.139

Korrupasioni dhe krimi i organizuar nuk janё thjesht ҫёshtje ligjore ose morale, ata janё kёrcёnime reale pёr sigurinё kombёtare. Njё vend i korruptuar ёshtё mё i dobёt, mё i varfёr, mё i ndarё dhe mё i pambrojtur.

Nё Sqhipёri korrupsioni dhe krimi i organizuar janё sistemi mё i fuqishёm politik dhe qeveritar, ata kanё pushtuar tё gjitha hapёsirat me oligarkёt financiarё dhe ato tё medias.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 3 nentor 2025

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post OPINION: QEVERITË JOLEGJITIME
Next post <strong>Vesel Hoxha</strong> – <strong>Shkrime, kujtime dhe hulumtime gjeologjike</strong>