Receta pa komb

Read Time:9 Minute, 43 Second

Saimir A. Lolja

Helga’s secret Tiranё 2017

Kёtё libёr ma dhuroi zoti Virtyt Sokoli, jurist, veprimtar atdhetar. E lexova ngadalё, pёrndryshe nuk mundja. Ka informacion tё dёndur, ёshtё disi i veҫantё nga librat e tjerё tё historisё tё shtetit shqiptar qё lindi nё 1912.
Mund ta pёrfshij nё librat me teori konspirative, rrjedhimisht tё diskutueshёm. Qё nga titulli pa njё kuptim pёr mua dhe gjatё shtjellimit nga fillimi nё fund, autori ka mendimin qё gjithҫka ka ndodhur nё Shqipёrinё Londineze ёshtё zbatim i njё programi tё hershёm tё shёrbimeve tё zgjuara britaniko-sovjetike, apo sikursё shprehet vetё ai tё Antantёs (nё libёr e quan Entente). Antanta ishte njё aleancё gjatё Luftёs sё Parё Botёrore e drejtuar kundёr Gjermanisё. Pёrveҫ Britanisё dhe Francёs, aty bёnte pjesё edhe Rusia Cariste, qё u pasua nga Bashkimi Sovjetik, sidomos pas vitit 1941. Sigurisht edhe SHBA nё 1918 dhe nё 1944. Por autori shpjegon edhe ngjarjet nё Shqipёri pas nёntorit 1944 e deri nё ditёt tona.
Unё vetё jam befasuar nga ky qendim i autorit. Por vlerёsoj disa fakte qё ai i paraqet. Po i jap ato nё vazhdim pa i miratuar apo kundёrshtuar unё vetё.

f.29
Gjatё Terrorit Madh nё ish Bashkimin Sovjetik 1936-1938, 1100 delegatё tё Kongresit XVII tё PK tё BS u arrestuan, 80 nga 131 anёtarёt e KQ tё PK u pushkatuan, tre marshallё nga pesё gjithsej dhe 11 zёvёndkomandantё tё Mbrojtjes u pushkatuan, tё gjithё komandantёt e rajoneve ushtarake u vranё, 75 nga 80 antarёt e Kёshillit tё Lartё tё Mbrojtjes u pushkatuan dhe 1.2 milionё njerёz u vranё.
f.32
Nё Shqipёrinё mbretёrore, Zyrat sekrete ndёrhynin pёr tё futur agjentёt e tyre nё punё tё pёrshtatshme. Prefekti Zef Kadarja i cili qarkulloi nё atё pozitё nё rrethet e Gjirokastrёs, Korҫёs, Vlorёs dhe Elbasanit mbikqyri mё sё shumti agjentin Enver Hoxha. Gjatё viteve 1930-1937 drejtori i Zyrёs sё Brёndёshme Sekrete, Spiridon Kacarosi u muar me agjentin e fshehtё Enver Hoxha.

f.54- 55

Josif Broz Tito mbeti njё vegёl e ҫmuar pёr SHFZP dhe AQZ (pёrkatёsisht (shёrbimi britanik sekret i zgjuarsisё dhe CIA) sidomos kur Tito u shkёput nga Stalini (1948) dhe kur Tito nё 1961 nёnshkroi nё Beograd Lёvizjen e Mos-lidhjesm me Indinё, Egjiptin, Indonezinё, Ganёn e vende tё tjera.
Nё gusht 1943 kishte nё Shqipёri shtatё misione tё DZOV (Drejtoria fuqi-zbatuese e operacioneve tё veҫanta tё Britanisё)
Mbretёria e Bashkuar shpenzoi nё Shqipёri 78100 monedha stёlina ari, 6100 monedha Napoleon ar dhe karmonedha shqiptare tё shtypura e tё blera nё Romё me njё vlerё prej 25000 monedha stёrlina ari nё periudhёn prill 1943- janar 1945, Ose 861 kg ar.
f.64-65
Fshatrat rreth Pezёs ishin nёn ndikimin e bandёs sё Myslim Pezёs, njё kriminel vendas qё nuk dinte shkrim e kёndim dhe ishte agjent jugosllav, i skeduar nga SHFZB. Ai u kthye nё Shqipёri nё dhjetor 1939 me detyrёn e qartё tё pёrplasjes mё ushtrinё italiane. Ai mori me mijёra monedha napoleon ar nga Shёrbimi i zgjuarsisё ushtarake tё Jugosllavisё mbretёrore dhe SHFZB pёrmes kanalit tё Haxhi LLeshit, i cili vetё ishte pёr njё kohё tё gjatё nё listёn e pagave tё SHFZB.
Me pёrfshirjen e kёshilltarёve jugosllavё dhe mbёshtetjen nga SHFZB, DZOV dhe PKSH u organizua nё Pezё njё Konferencё me 16 shtator 1942. Nga ajo doli njё Kёshill i Pёrgjithshёm i Ballit jo kombёtar (Fronti Nacional Ҫlirimtar) ku bёri pjesё edhe pёrfaqёsuesi i mbretit ZoG I, Abaz Kupi. Ky u largua nga Kёshilli pas Konferencёs ё Mukjes nё gusht 1943. Ndёrkohё Balli Kombёtar ishte krijuar me 8 prill 1939.

f.78- 79
Mbledhja e Mukes u mbajt nё fermёn e njeriut tё DZOV , Ihsan Toptanit, nё Tapizё. Morёn pjesё nga 12 delegatё tё Ballit Kombёtar dhe Ballit jo kombёtar.
Me 8 gusht 1943 kreu i Misionit DZOV nё Shqipёri, majori Neil Mc Lean nёnshkroi me Safet Butkёn, komandantin e forcave tё Ballit Kombёtar nё juglindje, njё marrёveshje qё tё bashkёpunonin pёr tё sulmuar ushtrinё italiane dhe gjermane nё atё sektor pasi tё largohej populli. Sulmi i parё ndodhi nё Grykёn e Barmashit, pikёrisht aty ku forcat e Ballit jo kombёtar kishin sulmuar njё pararojё tё ushtrisё gjermane me qёllim qё tё provokonin masakrёn e Borovёs dhe Barmashit me 7 korrik 1943.
f.80
Mehmet Shehu trashёgoi nga familja xhihadin islamik. Babai dhe xhaxhai i tij kishin qenё kryetarё tё kryengritjes osmane nё maj 1944- qershor 1945..

f.83
Brigadat e parё dhe e katёrt tё Ballit jo kombёtar sulmuan nё linjёn Pogradec-Starovё. Nё fund tё betejёs ata vranё 40 tё burgosur dhe plaҫkitёn e dogjёn plotёsisht Starovёn.

f.85-886
Majori britanik G.V. Seymour njoftoi nё nёntor 1944 komandёn e tij se vetёm 10 % e armёve dhenё forcave tё Ballit jo kombёtar u pёrdorёn kundёr gjermanёve,90% u pёrdorёn kundёr Ballit Kombёtar.
Nё Berat me 23 nentor 1944, Enver Hoxha e pranoi se
“Nё Lumё shokёt tanё kanё pushkatuar nё mёnyrё histerike fshatarёt qё u dorёzuan. Nё Tiranё njerёz dhe oficerёt e rangut tё dytё po vriten me dhjetёra…Shokёt tanё mendojnё vetёm pёr zhdukjen e tё gjithё atyre qё nuk janё me ne ose qё nuk mendojnё si ne, dhe pёr spastrimin e njerёzve dhe anёtarёve tё zakonshёm tё PKSH”

f.87
Me 9 shkurt 1945 Enver Hoxha ra dakord me propozimin e Mehmet Shehut pёr pushkatimin e 118 malsorёve tё kapur dhe burgimin e pёrjetshёm pёr tё tjerёt. (nё betejёn me forcat e Prek Calit nё Kelmend)
f. 89
“Lufta e klasave” shkaktoi internimin e 59517 personave deri nё vitin 1954 nё kampe tё llojit sovjetik Gulag, burgosjen e 26768 burrave dhe 7367 grave, dёmtimin mendor tё 260 personave nё kampet e internimit, pushkatimin e 6027 personave dhe vdekjen e 1065 tё tjerёve nёpёr burgje.
Vetёm nё vitin 1947 u burgosёn 1269 mёsues dhe profesorё dhe 1394 nxёnёs.

f.99
Me 7 mars 1944, nёn komandёn e Dushan Mugoshёs, batalioni III i Brigadёs i sulmuese, batalioni “Antonio Gramshi” dhe batalioni “Reshit Ҫollaku” kapёn me tradhёti nё gjumё 500 anёtarё tё forcave tё Ballit Kombёtar nё fshatin e largёt tё Dunicёs sё Mokrёs, pranё Pogradecit. Pastaj partizanёt pushkatuan 80 prej tyre.

f.101
Brigada V sulmuese, me 26 shtator 1944 mblodhi gjithё njerёzit e fshatit Buzёmadh tё Kukёsit ku fshatarёt u siguruan ushqim, strehim dhe shёrim tё plagosurve dhe vranё 22 prej tyre te vendi i quajtur Kroi i bardhё. Me 28 shtator brigada u kthye nё fshatin Novosej dhe vrau katёr burra tё fshatit.

f.115
Administrata gjermane dhe ushtarakёt nё Shqipёri financoheshin prej importit tё arit nga Gjermania, i cili kёmbehej pastaj nё Bankёn e Shqipёrisё ose shitej nё tregun e hapur pёr tё tёrhequr paranё letёr nga popullata. Vetёm nё tetё muajt e parё tё 1944 administrata gjermane i shiti 272555 monedha napoleoni ar (I vlerёsuar nё 1758 kg ar) Bankёs. Qendrore Shqiptare dhe 254463 monedha napoleoni ar (I vlerёsuar nё 1641 kg ar) popullatёs.
Mallrat ё tjera si sheqer, miell, ilaҫe, prodhime kimike, pjesё makine etj erdhёn nga Gjermania. Pagesat e pashlyera nga qeveria gjermane pёr mineralin e nxjerrё u njohёn si borxhe ndaj qeverisё shqiptare edhe pas Luftёs sё dytё botёrore.

f.118
Qeveria shqiptare nёn pushtim gjatё Luftёs sё dytё botёrore pati xhandarmёri tё rregullt dhe trupё ushtarake.

f.126
Rreth 5.5 milionё qytetarё sovjetikё tё kapur e mbajtur nga gjermanёt (qё Stalini i quante tradhёtarё) u riatdhёsuan nё Bashkimin Sovjetik. Nga ata 1.1 milionё u vranё ose u dёrguan nё Gulagёt, 1 milion u burgosёn pёr 5-10 vjet,, 0.5 milionё u deportuan pёr mё shumё se 6 vjet, 800 mijё u degdisёn si ushtarё pa tё drejtё kthimi nё vendlindje,, rreth 1 milion u rikthyen nё shtёpi dhe u mbajtёn tё veҫuar nga shoqёeia,, pjesa tjetёr 1.1 milionё vdiqёn gjatё mbartjes dhe nё kampet e pёrendrimit.
Nё fund tё majit 1945 nё qytetin kufitar austriak Bleiburg, autoritetet ushtarake britanike riatdhesuan drejt Jugosllavisё komuniste 12 000 persona jo sllavokomunistё nga Garda e Brendёshme Sllovene, aleatё me gjermanёt. Pa ndonjё gjyq dhe nё grupe ata u vranё nga partizanёt komunistё jugosllavё sё bashku me familjet e tyre nё pllajёn Koҫevski Rod nё jug tё Sllovenisё duke i hedhur ata nё gropa e shpella dhe duke i asgjёsuar me lёndё shpёrthyese.

f.135
Me 17 shtator 1944, Balli jo kombёtar komunist i pёrfaqёsuar nga Omer Nishani, Shefqet Beja dhe Esat Dishnica si edhe qeveria e pёrfaqёsuar nga Ibrahim Biҫaku dhe ushtria gjermane e pёrfaqёsuar nga gjenerali togeri Albrech Baier i divizionit 297 tё kёmbёsorisё, arritёn njё marrёveshje tё fshehtё. Sipas saj, Balli jo kombёtar komunist nuk do ta godiste ushtrinё gjermane nё tёrheqje, deri nё largimin e saj nga Tirana brenda 21 tetorit 1944 dhe nga Durrёsi brenda 20 tetorit. Tjetёr, qeveria shqipare do t’ia kalonte pushtetin butёsisht Ballit jo kombёtar komunist pas tёrheqjes sё ushtrisё gjermane. Dokumentat e DZOV-it britanik e pohojnё atё marrёvedhje.

f.130
Brigadat partizane nё Kosovё rekrutuan nё datat 24-27 mars 1945 dhe 19-24 prill 1945 mijёra tё rinj kosovarё. Pastaj i nisёn ata nё kёmbё tё paarmatosur e tё shoqeruar nga partizanё jugosllavё nё rrugёn Prizren-Kukёs- Pukё-Shkodёr-Murriqan, pra nepёr Shqipёri. 1500 prej tyre u masakruan rrugёs. 1560 u masakruan nё Tivar dhe tё tjerё pёrtej Tivarit. Gjithsej 4000!

f.143
Me 3 janar 1945 Zyra e ZSHS (Zyra e shёrbimeve strategjike e SHBA) nё Bari njoftonte se UKJ (Ushtria komuniste Jugosllave), e ndihmuar nga divizionet e Ballit jo kombёtar tё Shqipёrisё grabitёn 2 milionё franga ari nё banknotё me 28 nentor nё Prizren nga Dega e Bankёs Kombёtare Shqiptare.
Vetёm 3 tonё ar i grumbulluar gjatё viteve 1945-1948 u depozitua nё namkё. Pjesa tjetёr prej 280 tonёsh u shkri nё lingota ari. Monedhat e shkrira u bashkuan me sasitё e tjera mjaft tё mёdha tё shufrave tё arit, stolive dhe objektёve prej argjendi e ari. Ato u mbartёn pёr nё Beograd njё natё tё ftohtё dimri nёn mbikqyerjen e oficerёve jugosllavё. Vargu i kamionёve Shkoda me rimorkio zgjatej 30 km!

f.145
Me 2 shkurt 1954 BRSS tёrhoqi nga Shqipёria njё sasi tjetёr monedhash napoleon ar me vlerё 225 kg ar e shkruar zyrtarisht pёr blerje gruri.

f.147-148
Nё periudhёn 1944-1989 kisha katolike nё Shqipёri pati humbje tё mёdha:
u pushkatuan 10 hierarkё tё saj, 56 priftёrinj dioqezash, 30 franҫeskanё, 13 jezuitё, 10 seminaristё, dhe 8 murgesha, gjithsej 127 klerikё katolikё.
Sulmi shfarosёs kundёr klerikёve katolikё, bibliotekave, praktikave dhe ndёrtesave katolike shqiptare kishte rrёnjё tё thella.
Kisha katolike shqiptare ishte ngrehina mё e organizuar. Ajo kishte shkolla tё shquara dhe priftёrinjtё e saj ishin tepёr tё arsimuar nё Europё. Meshat me popullin dhe botimet i kishte vetёm nё gjuhёn shqipe. Priftёrinjtё dhe shkollat e saja kishin hulumtuar traditat, gjuhёn, historinё dhe gjetjet e lashta shqiptare. Ato kishin botuar nё gjuhёn shqipe libra, analiza dhe revista periodike jashtёzakonisht tё zgjuara, atdhetare dhe me cilёsi tё papёrsёritshme.
Kisha katolike solli shkollёn e hershme tё njohur shqipe. Ajo i dha popullin alfabetin me shkronja latine.

f.151
Qeveria komuniste pushkatoi At Dhimitёr Lekёn nё nёntor 1944 dhe At Gjergj Sulin me 14 janar 1947, burgosi peshkopin Irenё Banushi nё 1947, burgosi pёr 20 vjet Visarion Xhuvanin me 22 dhjetor 1947, vrau me helmim Primatin Kristofor Kisi nё 1948 pas izolimit nё njё kishё malore tё largёt pranё Beratit, burgosi At Llazar Popin, qё vdiq nё burg me 11 dhjetor 1972 etj.

f. 154
Me 11 shkurt 1946, nё mbledhjen e Jaltёs, u miratua Perdja e Hekurt nga Churchill, Stalini dhe Roosvelt

f.172
Pёrgjegjёsia pёr dёshtimin e operacioneve “Valuable” dhe “BiG friend” ka qenё piketuar gabimisht tek Kim Fhilbi.. Ajo padi ndaj tij u ngrit vetёm kur ai u largua pёr nё BRSS nё 1963, sepse mё vonё ai pranoi ndihmesёn qё kish dhёnё pёr operacionet e “riatdhesimeve” (desantimeve)

Konspektoi Bardhyl Selimi 28 shkurt 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Publikohet a<strong>gjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së</strong>
Next post Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e  Bujanocit