Dekomunistifikimi: Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun  nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë

Read Time:1 Minute, 29 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallet e komunizmit  do të duhej një Vetting politik, që edhe nëse ke qenë qoftë edhe një ditë antar i Partisë Komuniste të Shqipërisë  dhe spiun i regjimit të saj nuk do të duhej  lejuar vazhdimësia e  tyre në politikë.

Kjo për arsye se që të bëheshe komunist dhe spiun i sigurimit të diktaturës komuniste duhej të vertetoje se plotëson kriteret për komunist dhe të kesh treguar prova se je besnik i Partisë , duhej të bëje stazh e kurs partie, duhet të kishe biografi të mirë komuniste, si besnik e shërbëtor partie, si revolucionar  dhe spiun partie dhe i ashpër dhe i pakompromis  e të ishe në vijë të parë të frontit pro luftës së klasave,për dënimin ,burgosjen dhe internimin politik të atyre që mendojnë ndryshe nga partia dhe vija ideologjike e saj.

Kjo gjë jo vetëm se nuk ndodhi në Shqipëri, por edhe tranzicioni në Shqipëri u kap dhe u drejtua nga ishkomunistët, ishspiunët dhe pinjollët e tyre të cilët kapën të gjitha partitë politikë, drejtësinë, ekonominë dhe mashtruan dhe u maskuan si demokratë, të cilët rrënuan gjithcka, që  vodhën e grabitën pasuritë kombëtare , që po këta ishkomunistë e ishspiunë  bënë zëvëndësimin e regjimit komunist me regjimin e ri të korrupsionit dhe të hajdutësrisë.Prandaj Shqipëria edhe sot pas 35 vitesh tranzicion është në këtë farë dergjeje.

Edhe Kosovës i duhet dekomunistifikimi, i duhet një Vetting real politik, duhet që partitë politike edhe në Kosovë t’i nënshtrohet një Vetting-u,  pastrimit nga ish komunistët ,nga ishspiunët e UDB-sw dhe nga nostalgjikët e së shkuarës që vegjetojnë akoma në politikë, drejtësi dhe në media.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Telegram Ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Klara Mirakaj Merlika
Next post Festa e Cjapit