Festa e Cjapit
Mario Vargas Llosa

Nobel 2010
Kisha kohё pa lexuar njё roman artistik, kur zonja Lefta Hito ma dhuroi “Festёn e Cjapit” tё nobelistit Mario Vergas Llosa. Pёrkthyes ёshtё miku im, zoti Bajram Karabolli, i cili ka jetuar mbi 10 vjet nё Amerikёn Latine, ku e ka pёrvetёsuar mё sё miri spanjishten dhe ka njohur historinё e atyre popujve.
Sot Republika Domenikane nuk ndodhet mё nёn diktaturё, pёrkundrazi ёshtё zhvilluar dukeshёm edhe falё turizmit qё nё Karaibe ёshtё tepёr i lakmueshёm prej europianёve. Nuk ёshtё si Kuba, qё ende lёngon nёn diktaturёn komuniste tepёr jetёgjatё.
Autori tregon pёr periudhёn 31 vjeҫare tё sundimit tё Truholjos (nga 1930-1961). Njё ish marins, diktatori i ri ushtroi pushtet absolut nё vendin e tij.

Me gjithё tё keqen qё e kish pllakosur, ky vend ishte i bukur. Po do tё ishte akoma mё i bukur pas vdekjes sё atij tё mallkuari- shprehesh njё vendas- sepse e kish dhunuar dhe helmuar mё tepёr se gjatё tёrё shekujve qё shkoi nёn dyndjen haitiane, pushtimin spanjoll dhe amerikan, luftёrat civile dhe dhe luftёrat midis fraksioneve e prijёsave, shumё mё tepёr se tё gjitha fatkeqёsitё- tёrmetet e ciklonet, qё ishin derdhur mbi domenikanёt nga qielli, deti apo fundi i tpkёs.
Diktatori kish arritur t’i hipnotizonte jo vetёm ata qё i shёrbenin por edhe qytetarёt e thjeshtё. Pёr atё thuhej se ishte baba i kombit, shpёtimtar i tij, se ai punonte 20 orё nё ditё, vishej pastёr, kёrkonte rregull kudo, qё po e transformonte kёtё vend. Por pёr rrugёt, urat dhe industrinё qё ndёrtoi mirё, po e grumbullonte nё duart e veta tёrё pushtetin- politik, ushtarak, institucional, social, ekonomik- njё pushtet aq tё pakufishёm sa tёrё diktatorёt qё kishte mbajtur nё kurriz Republika Domenikane gjatё historisё sё vet
Mbase qe e vёrtetё se pёr shkak tё qeverive tё mёvonshme shkatёrrimtare, shumё domenikanё, kishin mall pёr kohёn e Truhiljos. i kishin harruar abuzimet, vrasjet, korrupsionin, spunllёqet, izolimin, frikёn. Tmerri kthehet nё mit. “Tё gjithё kishin punё, kishin siguri”.
Tё gjithё besonin te Cjapi si shpёtimtar i Atdheut. Ai i dha fund luftёrave mes kapove, dhe e shpёtoi vendin nga rreziku i pushtimit Haitian, i dha fund varёsisё sё turpshme nga SHBA qё kontrollonin doganat dhe nuk lejonin qё vendi tё kish njё monedhё dpmenikane dhe as tё miratonte vetё buxhetin. Truhiljo. me tё mirat e tё kёqqiat e veta e kaloi pushtetin te krerёt e vendit. Ҫ’rёndёai kishte para kёsaj se ai shkonte me gratё qё ia kishte qejfi? Apo se kishte shumё fabrika, ferma dhe kope pёr vete? A nuk qё shtuar pasuria e vendit? A nuk e pajisi kёtё vend me Forcat e Armatosura mё tё fuqishme nё Karaibe?
Nga ana tjetёr i gjithё vendi me 3 milionё banorё ishte njё pronё e Truhiljos.
Edhe nёpunёsit e tij mё tё lartё ishin tё detyruar tё zbatonin gjithҫka dёshironte Ai. Madje edhe vajzat e veta ia ҫonin nё shtrat kur ndjeheshin ngushtё ose kur Prijsi i merrte inat.
Shumё njerёz tё pafajshёm, edhe gra, edhe priftёrinj humbisnin pa gjurmё ose pёrfundonin nё gojёt e peshkaqenёve. Prandaj erdhi njё moment kur ish besnikёt e tij ushtarakё organizuan vrasjen e Bamirёsit, Gjeneralisimit. Jo pa rrezik, madje me shumё viktima.
Romani na jep njё pasqyrё tё gjerё tё jetёs nё kёtё vend ishullor, pёrmes shumё skenave, dialogjeve, analizave psikologjike tё shtetarёve dhe ushtarakёve,
Nё qender ёshtё senatori Kabral dhe e bija e tij Urania, Kjo e fundit arriti tё mёrgojё nё SHBA ku studio, u diplomua dhe shёrbeu nё institucione ndёrkombёtare si Banka Botёrore. Por ajo nuk ia fali tё jatit qё pёr tё shpёtuar nga zemёrimi i Prijsit pranoi ta shpinte edhe atё nё shtratin e kёtij tё fundit..
Unё bisedova vetё me pёrkthyesin, zotin Karabolli, i cili mё tregoi mё gjerё pёr nobelistin Llosa. Mё parё kish pёrkthyer tregime tё tij, si “Mё trego kur do mё vrasёsh”, ose ‘Rrafshina “. Spanjishtja, kjo gjuhё e madhe pas anglishtes, ka dialekte tё shumta. Sikurse edhe kulturat e vete popujve latino-amerikanё. Kili psh pёr shkak tё izolimit gjeografik nga vargmalet e Andeve dallon nga Argjentina e cila ёshtё mё afёr Europёs. Po ashtu Karaibet. Zotin Karabollio e kanё ndihmuar edhe dy djemtё e tij qё janё shkolluar nё Amerikёn Latine gjatё mёrgimit familjar 11 vjeҫar. Ata ishin nё kontakt me moshatarёt e tyre vendas dhe rrjedhimisht mё afёr psikologjisё sё vendasve.
Mario Vargas Llosa është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore botërore dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010. Vepra e tij njihet për analizën e thellë të strukturave të pushtetit, korrupsionit dhe rezistencës individuale në Amerikën Latine.
Këtu janë disa nga veprat e tij më të spikatura, të ndara sipas periudhave dhe tematikave:
Romanet Kryesore
• Qyteti dhe qentë (La ciudad y los perros, 1963): Ky roman e bëri atë të famshëm ndërkombëtarisht. Ai bazohet në përvojat e tij në një akademi ushtarake në Lima dhe trajton temën e brutalitetit dhe maskulinitetit toksik.
• Shtëpia e gjelbër (La casa verde, 1965): Një strukturë komplekse narrative që ndërthur jetën në xhungël dhe në qytet, duke eksploruar fatin dhe fenë.
• Bisedë në Katedrale (Conversación en La Catedral, 1969): Konsiderohet nga shumë kritikë si kryevepra e tij. Romani është një radiografi e shoqërisë peruane nën diktaturën e Manuel Odría-s, ku politika dhe morali ndërthuren në një bisedë të gjatë në një bar.
• Lufta e fundit e botës (La guerra del fin del mundo, 1981): Një roman historik epik rreth rebelimit të Canudos në Brazil në fund të shekullit të 19-të.
Vepra me Elementë Autobiografikë dhe Satirikë
• Pantaleoni dhe vizitoret (Pantaleón y las visitadoras, 1973): Një satirë therëse mbi burokracinë ushtarake dhe përpjekjet e ushtrisë për të organizuar një shërbim “vizitash” për ushtarët në Amazonë.
• Halla Julia dhe shkrimtari (La tía Julia y el escribidor, 1977): Një roman pjesërisht autobiografik që tregon lidhjen e dashurisë së një të riu me hallën e tij (në moshë) dhe botën e telenovelave radiofonike.
Romane të Mëvonshme të Rëndësishme
• Festa e Çeços (La fiesta del Chivo, 2000): Një nga romanet më të fuqishëm mbi diktaturën, që fokusohet në ditët e fundit të diktatorit Rafael Trujillo në Republikën Dominikane.
• Parajsa në pragun tjetër (El paraíso en la otra esquina, 2003): Per jetët e piktorit Paul Gauguin dhe gjyshes së tij, Flora Tristan, në kërkim të idealeve të tyre të ndryshme.
• Kujtimet e një vajze të prapë (Travesuras de la niña mala, 2006): Një histori dashurie moderne që shtrihet në disa dekada dhe qytete të botës (Paris, Londër, Tokio).
Ese dhe Shkrime të Tjera
Përveç romaneve, Vargas Llosa është një eseist i shquar. Vepra si “Sartre dhe Camus” apo “Civilizimi i Spektaklit” (La civilización del espectáculo) tregojnë angazhimin e tij intelektual ndaj kulturës dhe politikës liberale.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 27 prill 2026

Average Rating