Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë

Read Time:2 Minute, 21 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI


Liria, pavarësia dhe shteti e kanë emrin Dardani. Emri Dardani i tmerron sllavo-serbët.Prandaj Republika e Kosovës duhet të quhet Dardani, sepse Dardani ka qenë mijëra vjet para se të dyndeshin barbarët sllavë në Iliri.
Që shqiptarët e Dardanisë janë shpirti dhe zemra e shqiptarizmit, që janë popull heroik, patriot, demokrat dhe inteligjent këtë e ka vertetuar e argumentuar historia, pasi DARDANËT me qëndresën shumëshekullore i mbijetuan kohës dhe nuk u asimiluan as nga latinët, as nga bizantinët, as nga dyndjet barbare, as nga sllavët serbë e bullgarë, as nga osmanët. Dardania ka qenë në anën e duhur të historisë. Sot pas përpjekjeve dhe qëndresës mbinjerëzore të popullit heroik të Dardanisë kemi Republikën e Dardanisë, Rilindjen e madhe të Mbretërisë së Lavdishme Dardane, Dardaninë e Re.
Janë dardanët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Kosovës ata të cilët i bënë ballë në antikitet hordhive romake e bizantine, janë dardanët ata që i mbijetuan dyndjeve barbare avare, të hunëve, gotëve etj. Janë dardanët në Mesjetë që nuk u mposhtën dhe nuk u asimiluan nga barbarët sllavë dhe as nga kryqtarët latinë e gjermanikë që plackitën Konstandinopojën dhe trojet e Ilirikut. Ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i parapriu Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ia imponoi Europës të njohë ekzistencën e Kombit shqiptar; ishin Kryengritjet në Dardani ato që sollën shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia dhe nga kryqtarët ortodoksë shovinistë e genocidistë serbë, malazez e grekë.
Eshtë qëndresa 150 vjecare e popullit dardan kundër asimilimit dhe genocidit serb; është Dardania ajo që ka mbrojtur shtetin shqiptar londinez kundër Mbretërisë serbe dhe regjimit komunist jugosllav që gjithnjë kanë synuar asgjësimin edhe të Shqipërisë; ishte qëndresa mbinjerëzore e shqiptarëve të Dardanisë që mundësoi faktin që sot kemi shtetin e dytë shqiptar të Dardanisë së Re.
Shqiptarët e Dardanisë kanë meritën e madhe se ata masivisht mbështetën përpjekjet paqësore të Rugovës për Pavarësi dhe shtetësi; po kështu në momentin e madh historik dardanët mbështetën Luftën Çlirimtare të UÇK-së për liri që coi në clirimin e Dardanisë.
Dhe sot shqiptarët e Dardanisë kanë meritën e madhe se pavarësisht se është shtet i ri , ata përmbushin dhe realizojnë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pamanipuluara sic është demokracia në shtetet perendimore. Po kështu populli i Dardanisë edhe sot është në anën e duhur të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të luftës kundër korrupsionit dhe në ndëshkimin demokratik të politikës dhe të politikanëve të korruptruar, mashtrues, hajdutë, të mashtrimeve, të tradhtisë publike dhe të spekulantëve me shtetin, ligjin, demokracinë dhe e pushtetin.
Cilido popull tjetër të kishte qenë nuk do t’i kishte shpëtuar asimilimit përballë pushtuesve barbarë sllavo-serbë të cilët për nga krimet, vrasjet, djegieve, plackitjeve dhe dëbimeve në fundin e shek.19 dhe gjatë shekullit 20-të ua kanë kaluar edhe atyre të kryqëzatave mesjetare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post DOLI NGA SHTYPI LIBRI “FLASIM SHQIP” I AUTORIT IDRIZ GASHI, PEJË, 2026