“TRIUMFI I KOMBIT” DHE LËVIZJA RINORE E QYTETARE PËR SHQIPËRINË E RE

Read Time:3 Minute, 43 Second

Në mbështeje të Lëvizjes patriotike të Rinisë dhe Elitës qyterare që po zhvillohet në Shqipëëri po e dërgoj për botim nga Libri im “TRIUMFI I KOMBIT”, kapitullin me titull:

“ELITA QYTETARE, RINIA DHE INTELIGJENCA JANË KUNDËRTEZAT NDAJ POLITIKËS SË VJETËR”, shkruar me 2 Maj 2009:

“Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e me aftësi sipërmarrëse, dhe koha i fton në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij tranzicioni traumatik e sfilitës të politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik.
Skena politike shqiptare ka tepër parti, po i mungon ajo që i duhet, një lëvizje që do të vijë si sfiduese e guximshme ndaj të gjithe fenomeneve negative, amorale, korruptive, antipublike, si një sfidë ndaj cënimit të lirive e të drejtave të qytetarit, kundër kulturës e akteve të krimit e vjedhjes, në mbrojtje të lirisë e medias, të gazetarëve, të sëmurëve, të arsimit, të varfërve, të konsumatorëve, të emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, në përballje të hapur e të ashpër me politikën e egёr, egoiste, të paskrupullt e korruptive që dominon sot pothuajse tërë spektrin politik e veçanërisht atë qeverisës.
Sot politika si qeverisje duhet t’u ngarkohet njerëzve të shkolluar, me përvojë e traditë humane e kulturore, të moralshëm pasi ata zbatojnë me ndershmëri e lehtësi normat e ligjet. Shteti qeveriset nga njerëz të ditur, të aftë, të vetëpërmbajtur, të lirë nga çdo molepsje e fëlliqur krimi e padrejtësie, ngushtësie shpirtërore, egoizmi, xhelozie e heret apo vonë do të pajiset, evoluojë apo do të lind një politikë e re me aftësim intelektual, me

formim të lartë moral e patriotik, profesional, shpirtëror, me energji dhe psikologji perëndimore jashtë çdo suaze të dëmshme të së vjetrës, që do të bëjë të mundur dhe aktiv personalitetin, lirinë e pjesmarrjen e shoqërisë në qeverisje, ekonomi, politkë, shkencë, kulturë, arsimim etj. Të mbahen jashtë qeverisjes, administratës të punëve publike e politike, dhe mos t’i drejtojnë ato njerëz egoistë, ambiciozë negativë, të paaftë, pa vlera morale e kombëtare që kanë për gjithçka vjedhjen, korrupsionin e verbërinë për pushtet e pasuri, pasi prej tyre është kjo fatkeqësi kombëtare.
Politika e re duhet të çlirojë personalitetin dhe shoqërinë nga padrejtësia, nënshtrimi ndaj korrupsionit drejt krijimit të një sistemi demokratik, të shtetit ligjor, të një shoqërie të mirëarsimuar me shkollim kulturor, patriotik e profesional. E shohim kudo që politikanët tanë sot nuk kanë asnjë motiv e objektiv tjetër përveç atij privat, familjar e klanor për pasuri e privilegje që janë të papranueshëm për një sistem të konsoliduar demokratik. Kjo politikë që dominon sot Shqipërinë është një politikë djallëzore e zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtarizmi e krenarie kombëtare që i ushqen popullit mashtrime e gënjeshtra fantastike duke ja larguar vëmendjen nga përkushtimi, prosperiteti, mirëqënia e reagimi, në një kohë ku vëndin e pllakos varfëria, papunësia, pasiguria etj. dhe qeveria përdor kartën e hyrjes nё NATO dhe aplikimin për në BE për fitoren e zgjedhjeve dhe për të kamufluar e justifikuar vjedhjen e tyre.
Në Europë duhet të integrohemi si të barabartë dhe me identitetin tone kombëtar, të emancipuar demokratikisht e të prosperuar materialisht. Populli nuk duhet të pranojë që të qeveriset nga pushtetarë e politikanë pa ndjesi shpirtërore, morale e kombëtare, abuzues e korruptivë për një kohë të gjatë sepse këto më pastaj e infektojnë shoqërinë duke i bërë këto pjesë

të karakterit të saj dhe pajtimin me të keqen. Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e me aftësi sipërmarrëse, dhe koha i fton në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij tranzicioni traumatik e sfilitës të politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik”.

02 Maj 2009

Shënim: Letrat e mia drejtuar inteligjencës, rinisë dhe elitës qytetare nisa t’i shkruaj pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të rrënimit e falimentimit të shtetit si pasojë e papërgjegjshmërisë, keqadministrimit dhe korrupsionit financiar, ekonomik e politik të pushtetit që po vijon akoma si pasojë e alternimit dhe e riciklimit te së njëjtës politikë, praktikë e fizionomi pushteti dhe po ata aktorë, si rezultat edhe i gabimeve tona të pakorrigjueshme, e këtij vetëndëshkimi që vjen si meritë e mosndërgjegjёsimit dhe mosreagimit publik sa dhe si duhet për kontestimin dhe mohimin e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Next post Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%