Kauzat e protestës gjithkombëtare në Tiranë: protestohet për gjithcka pasi politika në 35 vjet nuk ka bërë asgjë të hajrit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë në pamundësi për të qenë në këtë protestë, në fakt këtë se cfarë sot po proteston dhe kërkon rinia shqiptare e kam pasqyruar,promovuar dhe parashikuar si domosdoshmëri jetike në Librin tim “Triumfi i Kombit” dhe në atë me titull Titull: “Pesë letra drejtuar Kombit”.
Kjo protestë ka marrë përmasat e një revolucioni, por jo revolucioni të dhunshëm , por një protestë demokratike e paqësore.
Ndjehem krenar për këtë protestë si model dhe leksion edhe për perendimin demokratik, duke i treguar botës moderne shkallën më të lartë të kulturës dhe të civilizimit shqiptar.
Jam për një ndëshkim të tillë të politikës së vjetër, jam për karantinimin e saj dhe moslejimin në të ardhmen që në parlamentin shqiptar të mos ketë asnjë deputet të këtyre që kanë qenë në këto 35 vite deputet në Parlamentin shqiptar, pasi ata të gjithë janë fajtor për instalimin e këtij regjimi krimi, hajnije, korrupsioni e tradhëtie.
Në Tiranë shqiptarët kanë 11 ditë që protestojnë, protestohet për gjithcka, sepse politika e tranzicionit ka dështuar dhe nuk ka bërë asgjë të hajrit por vetëm prapësira, dëme, zullume, tradhëtira, hajdutërira.
Cdo protestues që flet në këto protestë nxjerr një kauzë të re; kauzë ekonomike, kauzë drejtësie, kauzë demokracie e lirie; kauzë arsimi, kauzë kulture, familje , kauzë morale, shëndetësie,kauzë për mbrojtjen e mjedisit, të territorit ,të shtetit, të legjitimitetit: kauzë për ndalimin e eksodit dhe për kthimin e shqiptarëve në atdhe; kauzë për sigurinë e jetës e të pronës;kauzë për ndërtimin e shtetit ligjor.
Rinia dhe elita patriotike qytetare në këto protesta si kauzë kryesore ka Shqipërinë etnike, ka kauzën dhe interesin gjithkombëtar shqiptar; ka kauzën e luftës kundër korrupsionit që po gërryen dhe po kërcënon sovranitetin kombëtar.
Kjo rini dhe qytetari shqiptare kërkon ndëshkimin dhe dëbimin e kësaj klase politike, largimin e saj . Akoma protestohet kundër komunizmit, sepse ishkomunistët e sundojnë demokracinë autokratike shqiptare. Dhe prandaj sheshet dhe rrugët në Tiranë oshëtijnë nga zëri i protestës : “revolucion, revolucion”.Kjo protestë duhet të fitojë , sepse ajo po bën Epokë. Falenderoj televizionin kombëtar NEWS 24” dhe Gazetën “Bota sot”që e pasqyrojnë këtë Lëvizje gjithkombëtare shqiptare.

Average Rating