Triumfi i Kombit: Gazeta “SOT” po e shkruan në kujtesën kombëtare epopenë e protestave rinore, qytetare e patriotike

Read Time:1 Minute, 19 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë mbështes protestat e rinisë ,studentëve dhe të  elitës qytetare patriotike që po mbahen prej 13 ditësh në Tiranë.Ashtu sikurse i mbështes ato, unë  falenderoj dhe i jam mirënjohës faktit se Gazeta “SOT” si gazetë e vërtetë patriotike, e lirë , demokratike dhe e paanshme , është e vetmja gazetë e shkruar  në Shqipëri e cila po i pasqyron këto protesta, dhe është e vetmja gazetë në Shqipëri e cila boton shkrime dhe publicistikë të autorëve të paktë që po e mbështesin këtë protestë.

Ky qëndrim guximtarie dhe fisnikërie mediatike i kësaj Gazete , verteton edhe faktin se përse kësaj gazete iu vendos  embargo nga televizionet shqiptare për të mos e lexuar faqen e parë të saj në emisionet e mëngjezit.

Protesta që po mbahen sot , kauzat e saj  kanë qenë gjithmonës kauza të Gazetës “SOT” e cila ka qenë gjithmonë tribunë e interesave kombëtare kundër tradhtisë, korrupsionit, hajdutërisë dhe arrogancës politike; ka qenë gjithmonë zë kritik i fuqishëm kundër gjithë elitës politike të tranzicionit,kundër të gjitha qeverisjeve  të regjimit të sitemit të korrupsionit në Shqipëri, dhe prandaj është edhe gazeta e shqiptarëve dhe jo e hajnave, oligarkëve dhe as e tradhëtarëve.

Ashtu sikurse këto protesta tashmë po bëjnë Epokë, na takon neve gazetarëve, intelektualëve, analistëve dhe opinionistëve patriotë që ta falenderojmë këtë kontribut dhe meritë të gazetës “SOT” e cila po e shkruan dhe po e përjetëson në memorien  historike kombëtare këto protesta për “Shqipërinë e Re” ,  për “Triumfin e Kombit”, për Bashkimin Kombëtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post CIKLONI GJEOPOLITIK DHE PAKTET E FUNDIT TË TRANZICIONIT SHQIPTAR!
Next post KONFERENCA E LONDRËS, KATASTROFA PËR SHQIPTARËT DHE TROJET SHQIPTARE