Triumfi i Kombit: Gazeta “SOT” po e shkruan në kujtesën kombëtare epopenë e protestave rinore, qytetare e patriotike
Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë mbështes protestat e rinisë ,studentëve dhe të elitës qytetare patriotike që po mbahen prej 13 ditësh në Tiranë.Ashtu sikurse i mbështes ato, unë falenderoj dhe i jam mirënjohës faktit se Gazeta “SOT” si gazetë e vërtetë patriotike, e lirë , demokratike dhe e paanshme , është e vetmja gazetë e shkruar në Shqipëri e cila po i pasqyron këto protesta, dhe është e vetmja gazetë në Shqipëri e cila boton shkrime dhe publicistikë të autorëve të paktë që po e mbështesin këtë protestë.
Ky qëndrim guximtarie dhe fisnikërie mediatike i kësaj Gazete , verteton edhe faktin se përse kësaj gazete iu vendos embargo nga televizionet shqiptare për të mos e lexuar faqen e parë të saj në emisionet e mëngjezit.
Protesta që po mbahen sot , kauzat e saj kanë qenë gjithmonës kauza të Gazetës “SOT” e cila ka qenë gjithmonë tribunë e interesave kombëtare kundër tradhtisë, korrupsionit, hajdutërisë dhe arrogancës politike; ka qenë gjithmonë zë kritik i fuqishëm kundër gjithë elitës politike të tranzicionit,kundër të gjitha qeverisjeve të regjimit të sitemit të korrupsionit në Shqipëri, dhe prandaj është edhe gazeta e shqiptarëve dhe jo e hajnave, oligarkëve dhe as e tradhëtarëve.
Ashtu sikurse këto protesta tashmë po bëjnë Epokë, na takon neve gazetarëve, intelektualëve, analistëve dhe opinionistëve patriotë që ta falenderojmë këtë kontribut dhe meritë të gazetës “SOT” e cila po e shkruan dhe po e përjetëson në memorien historike kombëtare këto protesta për “Shqipërinë e Re” , për “Triumfin e Kombit”, për Bashkimin Kombëtar.
Më shumë storie
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...
Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e...
KASH: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu sot zhgënjim dhe shqetësim të thellë pas aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e...

Average Rating