KONFERENCA E LONDRËS, KATASTROFA PËR SHQIPTARËT DHE TROJET SHQIPTARE
Nga Skënder Sadri KAPITI
TRIUMFI I KOMBIT: Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon , Lëvizja rinore e Qershorit 2026 për Shqipërinë etnike.
Europë, pse qeverive ,ambasadorëve dhe diplomacive tuja nuk po u “pëlqejnë” protestat patriotike të kombit shqiptar në Tiranë?
Nuk po të pëlqejnë sepse këto protesta janë e vërteta historike kombëtare shqiptare; nuk i pelqejnë diplomacisë europiane kur shikon kërkesën kombëtare për Shqipëri etnike, nuk të pëlqejnë kur shikon flamurin e SHQIPËRISË ETNIKE dhe këkesën për Bashkim të shqiptarëve në një shtet,nuk i pëlqejnë Europës për atë se cfarë katastrofe ti Europë u ke shkaktuar shqiptarëve.
Nuk të pëlqejnë se ti Europë u shkaktove katastrofën shqiptarëve me ato Kongreset e Konferencat tuaja të Berlinit dhe të Londrës ku ti Europë bëre pazare me trojet shqiptare.
Kauza kryesore e kësaj proteste është Shqipëria etnike , Shqipëria e Bashkuar duke i kërkuar Europës “dëmshpërblimin” për katastrofën dhe tragjedinë që ajo u shkaktoi shqiptarëve dhe trojeve Shqiptare në Koferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913, kërkohet ndreqja e vonuar e atij krimi të saj, për të njohur Bashkimin e Shqipërisë.
Këtë poshtërsi që na e ka bërë Europa e dinë shumë mirë SHBA-të, dhe prandaj ato gjithmonë e kanë mbështetur dhe e mbështesin Cështjen shqiptare. SHBA duke i ditur këto të vërteta nderhyri për clirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Dardanisë.
Europë, e dimë mirë të vërtetën se përse ti me djallëzi e pabesi nuk i pranon shqiptarët akoma në BE. Nuk i don shqiptarët se janë populli më i vjetër në Europë, është populli me gjuhën më të lashtë, është populli me tradita të vecanta dhe nuk i do se shqiptarët nuk janë as latinë, as gjermanikë dhe as sllavë.
Nuk i do Europë shqiptarët sepse po të bashkohen shqiptarët dalin të vërtetat e mëdha për historinë e Europës e cila formoi shtete të rrejshme në Ballkan në dëm të trojeve shqiptare
Shqiptarët nuk i don akoma ti Europë sepse ti u ke borxhe të mëdha shqiptarëve, Europë ti nuk i do shqiptarët të Bashkuar, nuk i do se të bashkuar ata nuk kanë shumë nevojë për ty sepse të bashkuar shqiptarët bëhen 20 milionë dhe mbi 100 mijë kilometra katror territor, me pasuri e burime natyrore të jashtëzakonshme, dhe të bashkuar Shqipëria bëhet shteti më i fuqishëm jo vetëm në Ballkan; nuk i do shqiptarët të bashkuar sepse shqiptarët kanë aftësi, potencë, energji e fuqi kombëtare për t’u bërë një ndër faktorët kyc në Europë.
Ju Europë qëllimisht i mbani larg shqiptarët dhe nuk e doni bashkimin e tyre në një shtet kombëtar, dhe mbani një qëndrim djallëzor, tinëzar e hipokrit ndaj tyre.
Ti Europë shqiptarët i do të varfër që ata ti shfrytëzosh për fuqi punëtore dhe për punë skllavëruese sepse ti Europë je plakur, je lodhur , prandaj protestat në Shqipëri i mbështet fuqishëm diaspora, i mbështet për ta cliruar Shqipërinë edhe nga politikanët hajdutë e zullumqarë të saj, nga këta politikanë, nga këta hajdutë e tradhëtarë prej të cilëve largohen shqiptarët dhe rinia shqiptare.
Europë cfarë duhet të bëjnë më shumë shqiptarët sipas teje.
Ju flisni se Shqipëria është shndërruar në Kanabistan , si vëndi më i korruptuar, më i varfër dhe më i papunë në Europë; ju flisni se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të pamanipuluara por ama i pranoni dhe i njihni ato dhe regjimin e dalë prej tyre. Ju thoni ndonjë fjalë kritike për qeverinë në Shqipëri por e mbështesni atë.
Sa hipokrizi e djallëzi prej jush.
Ju i shihni protestat e mëdha të shqiptarëve dhe vetëm sa po bëni sehir me to. Ju doni vetëm medemek stabilitet në Shqipëri por nuk keni ndjesinë se cfarë problemesh kanë shqiptarët me regjimin e kësaj qeverisje.
Kështu jeni treguar deri më sot, pavarësisht se protestuesit kërkojnë mbështetjen tuaj Europë.
Pot ti Europë mbete gjithmonë antishqiptare sic ke qenë edhe në Mesjetë kur shqiptarët i le vetëm karshi dyndjes e barbarisë sllave, kur i pranove dhe as nuk i kundërshtove por e lejove sllavizimin e ILIRIKUT, sepse për ty Europë më të mirë ishin sllavët se sa ilirët.
Pse ti Europë shqiptarët i le vetëm edhe karshi pushtimit otoman, dhe pse ti E uropë bërë katastrofën me trojet shqiptare dhe me popullin shqiptar në fund të shekullit 19, dhe në shekullin e 20 ,kur deshe që shqiptarët të mos kenë as shtetin londinez, me Traktatin e Fshehtë të Londrës në vitin 1915-të.
Europë përgjigju para të vërtetës , të asaj se ti lejove genocidin , ti lejove kryqëzatat kriminale shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare në dy Luftrat Ballkanike që ishin luftra për zhdukjen e shqiptarëve, ti Europë e shpërbleve genocidin serbo-sllavo-grek për interesat e tua dhe ua dhurove trojet shqiptare serbëve ,malazezëve dhe grekëve.

Average Rating