Për shqiptarët mjafton vetëm një argument që të mbështesin Kurtin në Kosovë dhe protestat në Shqipëri
Nga Skënder Sadri Kapiti

Për të mencurit, të ndershmit, të moralshmit; për patriotët dhe për të virtytshmit do të mjaftonte vetëm një argument që ata të binden se duhet mbështetur Kurti në Kosovë dhe protestat patriotike në Shqipëri; ndërsa të korruptuarit, tradhëtarët, injorantët, keqbërësit, servilët dhe mercenarët edhe sikur 100 argumente t’ua paraqesësh ata nuk besojnë, as nuk ndryshojnë sepse atyre nuk u pëlqejnë faktet, e verteta dhe e drejta.
Në kushtet dhe rrethanat ku ndodhet sot Shqipëria dhe Kosova, do ishte për Kosovën vetëm një fakt apo argument që populli duhet dhe që me të drejtë e votoi dhe e mbështeti KURTIN populli i Kosovës; ishte mjaftueshëm fakti që Kurti nuk lejoi coptimin, as ndarjen e Kosovës dhe as krijimin e minishtetit serb të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.Po kështu edhe në Shqipëri mjafton vetëm fakti që kauza kryesore e protestave është “Shqipëria nuk shitet”, mjafton vetëm ky fakt e argument që shqiptarët duhet t’i mbështesin protestuesit patriotë në Tiranë.
Përvec këtij argumenti shqiptarët kanë edhe argumente të tjera që të mbështesin Kurtin në Kosovë dhe protestuesit në Shqipëri, dhe që janë: ndërtimi i shtetit ligjor dhe demokratik; funksionimi i ligjit dhe i drejtësisë: lufta kundër krimit, korrupsionit dhe tradhëtisë; zhvillimi ekonomik dhe ndalimi i eksodit; zhvillimi kombëtar e demokratik, forcimi i unitetit kombëtar dhe zgjidhja e cështjës kombëtare shqiptare , ajo e bashkimit të Shqipërisë etnike, që është kryedetyra e shqiptarëve.
Më shumë storie
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...
Veteranët e UÇK-së: Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e...
KASH: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu sot zhgënjim dhe shqetësim të thellë pas aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e...

Average Rating