Komuna e Prishtinës kërkon që nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet UÇK-së
Komuna e Prishtinës u është drejtuar të gjitha shkollave të kryeqytetit me kërkesën që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës për çlirim dhe kontributit të çlirimtarëve për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në kërkesën e Drejtorisë së Arsimit thuhet se gjatë kësaj ore me nxënësit duhet të trajtohet rrugëtimi i vështirë drejt lirisë dhe shtetndërtimit, si dhe sakrificat e popullit të Kosovës.
“Në kuadër të kësaj ore, ju ftojmë që me nxënësit të trajtoni në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën e qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës, si dhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshi edhe vendimin që pritet të merret”, thuhet në kërkesën e DKA-së.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka thënë se shkollat e kryeqytetit kanë kaluar periudha të vështira edhe gjatë funksionimit të sistemit paralel të arsimit.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë luftuar për liri, për paqe, për ardhmërinë e këtij vendi. Shkollat tona kanë punuar edhe në sistemin paralel, prandaj puna do të vazhdojë, por me sytë atje në Gjykatën e Hagës, ku po presim lirimin e heronjve tanë”, ka deklaruar Elshani.
Kjo orë mësimore është planifikuar të zhvillohet nesër në shkollat e kryeqytetit si “Ora e UÇK-së”.
Më shumë storie
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...

Average Rating