Ja cilat janë motivet që e nxitën autorin SkënderKAPITI për të shkruar veprën “Triumfi i Kombit”?

Read Time:10 Minute, 27 Second

Nga Ilir Malindi

Skënder Kapitin, autorin e librit “Triumfi i Kombit”, e njoh dhe e kam mik. Një ditë po bisedonim gjatë e gjerë, sidomos për zhvillimin e protestave patriotike rinore e qytetare që po mbahen prej katër muajsh në Tiranë, të cilat, si kauzë kryesore, kanë Shqipërinë etnike, ndëshkimin e tradhtisë dhe të regjimit të korrupsionit; kanë si kauzë ndalimin e eksodit dhe anulimin e ligjeve që nxjerrin në shitje e ankand trojet shqiptare; kanë si kauzë atë të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Kauza këto të promovuara në librin “Triumfi i Kombit”, dhe që këto protesta janë pra një Lëvizje patriotike që Kapiti i quan me të drejtë si protestat më madhështore në Historinë e Shqipërisë për Triumfin e Kombit mbi armiqtë e shqiptarëve dhe mbi tradhtinë.

Kapiti i ka mbështetur fort këto protesta. Ai më tha në atë bisedë se pikërisht në librin e tij “Triumfi i Kombit”  ka paralajmëruar se domosdoshmërisht Shqipërisë do t’i duhet një Lëvizje patriotike kombëtare rinore dhe qytetare për të ndëshkuar tradhtinë dhe korrupsionin, së bashku me elitën e vjetër politike të tranzicionit, që kanë instaluar regjimin antipatriotik, antishtet dhe antidemokratik në Shqipëri. Kapiti ka kritikuar ashpër indiferencën djallëzore dhe korruptive  e mercenare të intelektualëve, televizioneve dhe gazetave shqiptare.

Ai në bisedë e sipërm më tha se, mjerisht, mediat në Shqipëri, në të shumtën e tyre për të mos thënë të gjitha, sikur promovojnë agjenda antishqiptare, dhe nuk e di pse   janë të shtrënguara dhe pse kanë “frikë” të promovojnëemisione ,programe televizive dhe të botojnë artikuj  me tematikë patriotike dhe antikorrupsioni.

Unë e di se çfarë rëndësie kombëtare ka ky libër i tij, sepse kam mbajtur edhe një referat në kohën kur ai u promovua te Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në vitin 2012. Në atë bisedë me z. Kapiti, ai solli shumë arsye që e kishin shtyrë për ta shkruar këtë libër, që disa e quajnë program, dikush manifest dhe dikush projekt të Bashkimit Kombëtar.

I kërkova z. Kapiti që ai të ma dërgonte me shkrim përgjigjen për këtë pyetjen time për motivet që e shtynë atë, pasi gjykova se ia vlente shumë që publiku të njihej me atë se çfarë e ka shtyrë Kapitin të ndërmarrë shkrimin e kësaj vepre të madhe dhe të rrallë, e ndoshta unike në llojin e vet me tematikë kombëtare, të cilën po e dërgoj për botim te disa media që besoj se do e botojnë. Dhe z. Kapiti ma dërgoi përgjigjen e tij në adresën time elektronike.

Z. Malindi, ja çfarë më ka motivuar për ta shkruar “Triumfin e Kombit”.

Këtë libër më nxiti për ta shkruar në vitin 2012, së pari: Historia e Lavdishme shqiptare, sidomos ajo e viteve 1878–1999, që është dhe Epoka më e Lavdishme në Historinë Kombëtare shqiptare, Epokë në të cilën shqiptarët u përballën dhe sfiduan aleancën antishqiptare gjenocido-kriminale serbo-sllavo-helenike, që kishte edhe mbështetjen e Europës dhe Rusisë, të cilët kishin si qëllim asgjësimin e substancës shqiptare ose asimilimin e saj, siç e kishte këtë synim edhe Perandoria serbe mesjetare.

Dhe nga Historia shqiptare e Mesjetës, duhet përmendur si ngjarja më kryesore dinastia e Muzakajve.

Principata e Muzakajve ishte një principatë (shtet autonom) shqiptare e pavarur, e sunduar nga familja fisnike shqiptare Muzaka, me qendër në Berat.

Krijuesi dhe rolin kryesor në formimin e saj e kishte despoti Andrea II Muzaka, i cili sfidoi dhe theu Perandorinë serbe të Car Stefan Dushanit, armikut më të madh të shqiptarëve në Mesjetë. Pasojat më të rënda të Perandorisë serbe u janë shkaktuar sidomos shqiptarëve të Dardanisë dhe nuk e di se në Kosovë a ka ndonjë emërtim të ndonjë rruge, sheshi, institucioni dhe busti nga dinastia e Muzakajve, të cilët kanë meritën e madhe se ata krijuan Despotatin e Beratit, me tiparet e një shteti shqiptar autonom.

Për shkrimin e këtij libri më ka nxitur nacionalizmi dardan; më ka nxitur dhe motivuar trashëgimia, edukata patriotike dhe kontributi patriotik e kombëtar i prindërve dhe farefisit tim për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për shkrimin e këtij libri ka ndikuar edhe studimi nga ana ime i literaturës nacionaliste dhe demokratike të filozofëve të mëdhenj botërorë që kanë kontribuar aq shumë për formimin e shtet-kombeve të lavdishme të botës, gjë e cila, që kur isha në gjimnaz në vitet 1974–78, më shtynte të mendoja se përse edhe shqiptarët të mos kenë shtetin e vet kombëtar e të bashkuar, siç e kanë shtetet e tjera të Europës, si dhe fakti se përse shqiptarët nuk kanë ngritur një Perandori të tyre gjatë historisë.

Për shkrimin e këtij libri më kanë nxitur dy vëllezërit e mi, Ganiu dhe Naimi, që më thonin që gjithçka çfarë unë bisedoja me ta për Historinë dhe Kosovën, t’i hidhja në letër. Për shkrimin e këtij libri më keni nxitur edhe ju, z. Malindi, që gjithmonë, që kur jemi njohur në vitet 1986, me sa kujtoj, keni qenë i vetmi me të cilin mund të bisedohej në atë kohë për Shqipërinë Etnike, dhe për këtë flet edhe publicistika dhe krijimtaria juaj, ku në qendër ka patriotizmin, si libri “Kosova është imja”, “Lufta ime” dhe kryevepra juaj shumëvolumëshe që pritet të botohet me titull “The United States of Albania”; ma këshillonte dhe ma kërkonte një gjë të tillë edhe profesori nga Galica e Kosovës, Prof. Bedri Tahiri, redaktori i këtij libri, shkrimtari patriot, specifika e të cilit është se ai ka shkelur të gjitha trojet shqiptare dhe për këtë ka shkruar edhe librin mjaft domethënës “Nga Shqipëria në Shqipëri”, dhe po prof. Tahiri, i cili është autor i shumë e shumë librave kushtuar luftës dhe heronjve të UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

Këtu do të veçoj edhe Prof. Eshref Ymerin, një shqiptar shpirtmadh, i cili ka shkruar aq shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe gjithnjë e ka quajtur dhe i është referuar Kosovës me emrin Dardani. Profesor Ymeri: kritiku, studiuesi dhe mendimtari e dijetari erudit i filozofisë, historisë dhe i fushave të tjera të dijes, krijimtaria dhe publicistika e të cilit është vlerë e jashtëzakonshme edhe e lëvrimit të kulluar të gjuhësisë shqipe, shquhet edhe si përkthyes ekselent. Veprat e tij janë një thesar i jashtëzakonshëm edukimi dhe emancipimi kombëtar që do të mbetet një trashëgimi e vyer kombëtare, të cilit i jam mirënjohës për faktin se ai vazhdimisht më ka porositur dhe më ka dhënë urdhërkëshilla që publicistikën time patriotike ta grumbulloja në një libër.

Për shkrimin e këtij libri më ka motivuar realiteti zhgënjyes, pasi konstatoja eufori politike, pabesi, egoizëm dhe papërgjegjshmëri të pajustifikueshme të politikës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e cila, edhe ajo politikë e Kosovës, po rrëshqiste në korrupsion, në vjedhje dhe grabitje pasurish; po shikoja një largim gjithnjë e më shumë nga interesat kombëtare; po shikoja një largim nga vlerat e larta të Luftës së UÇK-së; mosinteresim për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mosinteresim për të drejtat shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët kishin kontribuar edhe ata aq shumë për lirinë e Kosovës.

Konstatohej se politika e pasluftës në Kosovë kishte braktisur Veriun e Kosovës dhe e kishte lënë atë nën mëshirën e bandave serbe dhe të Beogradit. Politika kosovare kishte pranuar në heshtje edhe dëbimin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga Veriu i Kosovës, kryer nga serbët pas çlirimit të Kosovës. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, po instalohej regjimi i lirisë për korrupsionin, hajdutërinë, ai i mashtrimit dhe tradhtisë, që përbënte një kërcënim të madh për sovranitetin kombëtar të të dy shteteve shqiptare.

Në këtë libër unë kërkoja dhe kërkoj Triumfin e Kombit, fitoren e patriotizmit real dhe të demokracisë patriotike e të vërtetë, virtyte këto që nuk i kanë pasur dhe nuk i ka as sot politika shqiptare.

Vërehej një politikë tejet tolerante dhe dorëlëshuar në dhënien e të drejtave dhe të lirive të minoritetit serb në Kosovë, ku si minoritet iu dhanë liri dhe të drejta kaq të shumta dhe kaq të mëdha, sa nuk i kanë asnjë minoritet në shtetet e tjera të Europës dhe më tej, ndërsa u braktisën shqiptarët e Kosovës Lindore.

Shikohej dhe vërehej te politikanët e Kosovës një politikë servile deri atje dhe shumë e gatshme që, për interesa pushteti, politika në Kosovë ishte e gatshme të nënshkruante gjithçka çfarë propozonin e thonin ndërkombëtarët.

Për një periudhë të shkurtër kohore, që nga çlirimi dhe shpallja e Pavarësisë, por edhe në vijimësi, u konstatua një “harresë” e pajustifikueshme karshi krimeve dhe gjenocidit serb, dhe politika e politikanët shqiptarë tashmë po merreshin ashpër kundër njëri-tjetrit për të rrëmbyer pushtet e privilegje, gjë e cila i dha shansin diplomacisë serbe për t’u përgatitur dhe hedhur në ofensivë diplomatike kundër Kosovës dhe sidomos kundër Luftës së UÇK-së.

Të gjithë kryetarët e partive politike në Kosovë kopjuan modelin politik të ish-Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të partive politike të Shqipërisë pluripartiste, ku kryetarët e tyre ishin dhe silleshin si pronarë të partive politike, apo më saktë silleshin si bajraktarë, ku gjithçka veprohej si donin kryetarët; si politikë edhe politikanët e Kosovës, ashtu si edhe të Shqipërisë, kishin devizën e autokracisë, matrapazllëkut, mashtrimit, injorancës, ligësisë e pandjesisë sociale; atë të korrupsionit dhe të tradhtisë publike dhe të interesave kombëtare, gjë e cila u rrit dhe u përsos akoma më shumë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Politika edhe e krerëve të partive politike që dolën nga Lufta zhgënjyen shumë; krerët politikë u sollën si partiako-bajraktarë që ishin dhe kryeqeveritarë, parlamentarë e shtetërorë, donin të rrëmbenin dhe të privatizonin edhe vlerat e luftës së popullit heroik të Kosovës.

Ata harruan dhe braktisën idealin dhe sakrificat e dëshmorëve të lirisë; braktisën luftëtarët e vërtetë të lirisë; i mbushën listat e veteranëve me pjesëtarë e familjarë të tyre dhe me mijëra veteranë të rremë për t’i pasur si mbështetje për interesa të tyre dhe për t’i pasur si votues politikë të sigurt.

Ata kanë spekuluar edhe me dhënien dhe shpërndarjen e dekoratave individëve të cilët nuk kanë pasur asnjë lloj kontributi për Kosovën; ata, pra ish-komandantët që u bënë kryeministra, kryekomunarë, deputetë dhe presidentë e ministra, konkurronin që të dekoroheshin në Shqipëri për t’ua paraqitur këtë shqiptarëve në Kosovë si trofe të fituar nga Shqipëria amë.

Po ashtu, politikanët në Kosovë, njëjtë si ata në Shqipëri, përdorin si maskë mashtrimi edhe proamerikanizmin e rremë të tyre për të fshehur korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë.

Z. Malindi, e dija se ky libër nuk do t’u pëlqejë politikanëve shqiptarë, por pavarësisht kësaj, unë librin “Triumfi i Kombit” ua dërgova pothuajse të gjithë kryetarëve të partive politike në Shqipëri dhe Kosovë, dhe vetëm Albin Kurti, në vitin 2012, kur e shkrova këtë libër, vetëm ai më ktheu përgjigje dhe më ka falënderuar.

Më poshtë po citoj diçka nga kapitulli i librit tim “Triumfi i Kombit”, me titull: “Pavarësia e Kosovës, Integrimi dhe Bashkimi Kombëtar”, shkruar më 9 shkurt 2009, faqe 22, një vit pas Shpalljes së Pavarësisë:

“…Por kërkohet punë dhe përkushtim serioz në rrugën tonë të konsolidimit në funksion të Bashkimit Kombëtar, pasi Serbia nuk do ta njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës dhe do të bëjë gjithnjë përpjekje për të penguar konsolidimin dhe njohjet e Kosovës prej shteteve të botës. Ajo dhe politika e saj është e përfeksionuar për mashtrime, gënjeshtra e manipulime të opinionit si të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, madje dhe zgjatjen e kohës së shpalljes së pavarësisë ajo e ka shfrytëzuar për zbehjen e traumave dhe gjenocidit kundër shqiptarëve, dhe madje ka kaluar në akuza e shpifje ndaj viktimave të gjenocidit të kryer prej saj..

Durrës, shkurt 2009.

Z.  Malindi, e shkrova “Triumfin e Kombit” sepse, siç e kam thënë e shkruar në këtë libër: “Ne gjithmonë na ka munguar edhe një strategji edukative, shkencore dhe akademike në hartimin e një vizioni e perspektive të qartë kombëtare, dhe rrjedha jonë historike më së shumti ka qenë spontane e më shumë kanë vendosur të tjerët për ne se sa vetë ne, se po të ishte e kundërta gjendja jonë do të ishte ndryshe.

.Fatkeqësisht, jo vetëm politika, por dhe më gjerë, në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo-akademik, informativo-mediatik etj., mungon një gjykim racional, analitik dhe i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues dhe i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.” (Nxjerrë nga libri “Triumfi i Kombit”).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Prishtinë: Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit
Next post Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi