Rinia, Studentët dhe gjithë Kombi sot më shumë se kurrë të protestojë në emër të lirisë, patriotizmit, moralit, dinjitetit, drejtësisë, humanitetit ,unitetit dhe të realizojë porositë dhe amanetin e brezave të së shkuarës që sakrifikuan aq shumë për një Shqipëri etnike, të bashkuar, të sigurtë, të mirëqënë dhe të prosperuar.
Ju rinia studentore nw Kosovw pse nuk po tregoni solidaritet për protestat e studentëve në Shqipëri, apo nuk iu pëlqejnë reformat që kërkojnë studentët në Tiranë për meritokraci,për dije dhe për cilësi mësimore ,akademike e shkencore, apo mos jeni dakord që të merret nota,dëftesa e diploma me ryshfet , dhe te blihen ato nga shumë të rinj nga Kosova edhe nga universitetet e TIRANËS, sic kanë marrë e blerë tituj profesori e doktori shumë injorantë të politikës kosovare.
Kam vënë re te shkollat dhe te universitetet e Kosovës një nivel shumë të ulër arsimor, prefesional dhe pa cilësi si të nxënësve dhe studentëve ashtu edhe të atyre që në Kosovë i quajnë Profa, për profesorët që i blejnë titujt shkencorë dhe akademikë në Shqipëri.
Vijnë në Shqipëri nxënës e studentë nga Kosova, medemek jo si turistë por për të viztuar vënde historike, por në fakt akomodohen në hotele për të bërë pllazh ku të rinjtë hardisen deri në orët e vona nëpër muzika e clube, aq s ai kanë shqetësuar shumë edhe pronarët e hoteleve dhe mundet që as t’i pranojnë që t’i akomodojnë dhe t’i presin më ata.
Këto eskursione pseudopatriotike u pëlqejnë drejtuesve te shkollave në Kosovë për të bërë më shumë Pazar, ku në këmbin të asaj që ata dërgojnë nxënës në hotelet e Shqipërisë ata i sigurojnë pushimet e tyre dhe të famijes së tyre pa pagesë.
Kështu,indiferentë jeni treguar ju rinia studentore në Kosovë , edhe kundër protestave studentore që rrëzuan regjimin e Enver Hoxhës, diktatorit dhe kriminelit të shqiptarëve; edhe kur shqiptarët, rinia shqiptare shpërtheu abasadad për të përshpejtuar rrëzimin e regjimit komunist i cili e kishte cuar Shqipëinë në prag të urisë , kur popullin e kishte raskapitur dhe kur Shqipëia ishte një shtetburg.
Pse nuk solidarizoheni ju rinia studentore e Kosovës me protestat e rinisë studentore të Shqipërisë kur kundër protestave patriotike të rinisë në Tiranë policia sillet ashtu si dikur policia serbe kundër të rinjve student të viteteve ’80 në Pishrinë.
Pse nuk solidarizoheni me protestat rinore studentore paqësore në Shqipëri kur rinia studentore prej 137 ditësh proteston për kauzën e “Shqipërisë etnike”, kauzë për të cilën kanë luftuar heroikisht shumë breza të Kosovës?
Pse nuk solidarizohen studentët e Kosovë me kauzën e studentëve të Shqipërisë kundër eksodit, kundër imponiit që u bën sistemi neokomunist në Shqipëri të rinjve që të largohen nga Shqipëria, kur populli i Ksovës më shumë se 100 vite protestoi dhe luftoi për lirine dhe për pavarësinë e Kosovës kundër pastrimit etnik dhe kundër gjenocidit serb?
Pse nuk solidarizoheni ju studentët e Kosovës me protestat paqësoree mbi 4 mujore të rinisë shqiptare për mosshitjen e trojeve shqiptare, apo pse ju nuk u ngritët kundër politikës dhe qeverive të Kosovës pse ato u falën troje shqiptare Maqedonisë, Malit të Zi dhe nënshkruan Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe?
Pse nuk bëni një minimiting të paktën nw ndonjw lokal, sallw apo nw ndonjw cep rruge e sheshi pro protestive paqwsore studentore në Shqipëri kundër qeverisë rama.
Këto protesta janë edhe në të mirë të Kosovës, sepse janë kundër këtij kryeministri i cili ka qenë kundër interesave të Kosovës dhe më pranë me Beogradin se sa me Prishtinën.
Pse kjo apati e rinisë studentore në Kosovë dhe ky indiferentizëm, kur protestat studentore në Shqipëri protestojnë kundër eksodit, kundër politikës që ua imponon të rinjve shqiptarë që të braktisin atdheun ,dhe fton afrikano-aziatikët që të vijnë në Shqipëri?
Ç’është kjo politikë për deshqiptarizimin e Shqipërisë?
Si mund të durohet kaq gjatë një qeverisja pa moral , një arrogancë e pashoqe e kësaj qeverie e cila tallet dhe i merr për dobësi kulturën , tolerancën dhe durimin e popullit shqiptar, protestat paqësore të rinisë shqiptare?
Ju rinia studentore e sotme e Kosovës si e keni harruar qëndresën mbinjerëzore të rinisë heroike kosovare kundër regjimit gjenocisist serb, dhe qëndroni kaq indiferent ndaj vëllezërve tuaj studentë që protestojnë në Shqipëri për ndryshimin,kundër komunizmit dhe mbeturinave të tij,kundër pazareve me intereat kombëtare, kundër korupsionit,hajdutërisë dhe tradhëtisë
Average Rating