OVL-UÇK dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi

Read Time:1 Minute, 4 Second

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e UÇK-së në akte vandalizmi, duke bërë thirrje që ky simbol të mos lidhet me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet.

Përmes një reagimi në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se flamuri me simbolin e UÇK-së përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga sakrifica e tyre.

“Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private”, thuhet në reagim.

Organizata ka theksuar se çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por pakënaqësitë nuk mund të përdoren për ta lidhur flamurin e UÇK-së me veprime të dhunshme.

“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet”, thuhet më tej.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave që ta ruajnë dinjitetin e këtij simboli.

“U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, përfundon reagimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>THIRRJE SHQIPTARËVE  – MBËSHTETENI PROTESTËN E TRETË TË MADHE STUDENTORE</strong>
Next post Pse ju rinia studentore e Kosovës nuk po tregoni solidaritet me protestat e studentëve në Shqipëri?