THIRRJE SHQIPTARËVE – MBËSHTETENI PROTESTËN E TRETË TË MADHE STUDENTORE
Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 13 Tetor 2026 filloi protesta e tretë e madhe studentore, pas asaj të parës së DHJETORI 1990 DHE ASAJ TË DYTËS TË VITIT 2018. TË TRIA KANË SI KAUZË “Poshtë Komunizmi”, Demokracinë, “Shqipërinë etnike” plus kauzat shtesë të periudhës 36 vjecare të tranzicinit ato për shtetin ligjor me standade moderne, antikorrupsionin dhe kundë tradhtisë e pazareve me territorin dhe interesat kombëtare, gjë që do të thotë se në Shqipëri komunizmi nuk ka rënë akoma, por gjatë këtyre 36 viteve vetëm sa pati një zëvëndësim të regjimit komunist me një regjim bastard neokomunist. Pati një zëvëndësim të regjimit kriminal diktatorial me një regjim kriminal krrupsioni, hajdutëre e tradhëtie, ku triumfator doli po komunizmi i konvertuar në kapitalizëm hajdut e grabitqar.
Shqiptarë, studentët janë në protestë, kërkohet që ata t’i mbështesim fuqishëm. Unë i kam mbështetur protestat e tyre , edhe ato të para 8 viteve, në vitin 2018 dhe po i mbështes përsëri , me po ato fjalë që i kam pëshëndetur atëhere,
Durrës, 8 dhjetor 2018:” Po Ju drejtohem shqiptarëve, por si fillim të kësaj thirrjeje timen po citoj një fragment nga letra ime drejtuar Rinisë Shqiptare me 25 Prillit 2009 botuar në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT “:
“Brezi i Ri realizon aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike dhe intelektuale, sepse ai është i lirë, i pastër dhe premtues për ndryshimin dhe për emancipimin… brez i cili është i përgatitur mendërisht e fizikisht për të zhvilluar një demokraci reale, të gjallë dhe dinamike…Vetëm ai është i aftë të bëjë modelin e ri demokratik duke gërshetuar pozitivizmin tradicional me racionalizmin modern dhe që përjashton çdo përvojë totalitare dhe autokratike për të ndërtuar sistemin demokratik përparimtar bashkëkohor”.
Rinia studentore , lëvizja e madhe studentore demokratiko-kombëtare në vitet 1990 e cila ka hyrë në histori si “Lëvizja e Dhjetorit” shëmbi regjimin e së keqes në Shqipëri, Diktaturën Komuniste. Por edhe pse kanë kaluar 28 vite që prej asaj kohe rinia shqiptare , idealet e asaj levizjeje u tradhetuan nga e gjithë politika shqiptare.
Politika e pas tranzicionit rrëmbeu frytet e asaj lëvizjeje ,keqpërdori dhe e shfrytëzoi atë për interesa pushteti duke bërë pabesinë dhe tradhëtinë e madhe ndaj rinisë studentore dhe tërë shoqërisë shqiptare e cila e mbështeti atë Lëvizje të madhe historike.
Edhe sot rinia studentore proteston me po atë thirrje e aspiratë të para 28 viteve: “E duam Shqipërinë si Europa”.
Kjo është kauza edhe sot, sepse kemi 28 vite që politika e keqe shqiptare e mban peng dhe jashtë integrimit në BE Shqipërinë, sepse Shqipëria është sunduar nga e keqja, ku një prej shumë të këqijave të kësaj elite politike është se ajo është një elitë jo vetëm krimi, korrupsioni dhe hajdutërie, por kjo politikë e sotme është edhe armike e dijes dhe e intelektualizmit të vërtetë për të cilën dhe kundër këtij mizerabiliteti antihuman dhe antidije proteston truri dhe e ardhmje e kombit, Rinia Patriotike Shqiptare, Rinia Studentore.
Përballja me këtë realitet dështak e të korruptuar shkaktuar prej tradhëtsë dhe pabesisë, kjo është arsyeja që studentët nuk pranojnë të bisedojnë me asnjerin krah të politikës të cilët janë autorët dhe shkaktarët e këtij realiteti, të cilët janë edhe mëkatarët më të mëdhenj kombëtar.
Kjo Lëvizje,kjo protestë kombëtare gjithëstudentore ka marrë mbështetje të madhe nga tërë Kombi ,sepse rinia është vazhdimësia e Kombit, që i lidh brezat dhe është garancia për të ardhmen e sigurtë të tij.
Kjo Lëvizje nuk është lëvizje politike, por realisht është një reagim kombëtar si një
LËVIZJE ANTIPOLITIKË NË EMËR TË LIRISË ,TË SË VËRTETËS DHE TË DITURISË.
Kjo është e tillë sepse e gjithë politika shqiptare deri më sot është fajtore dhe shkaktare ku ka degraduar i tërë sistemi, ku edhe ai arsimor dhe universiteti janë injoruar nga ligësia, tradhetia, papërgjegjshmëria, nga korrupsioni dhe nga kjo injorancë politike antikombëtare.
Rinia studentore u ngrit për një Rilindje Kombëtare Demokratike në vitin 1990 dhe jo për zëvëndësim të një diktature komuniste me një diktaturë tjetër apo me një regjim antihuman korrupsioni.
Pra, kjo që po ndodh sot në Dhjetorin 2018, në Dhjetorin e Dytë të Madh me protestën e rinisë studentore është vazhdimësia e asaj të Dhjetorit të Parë të Madh të vitit 1990.
Kjo Lëvizja Studentore e sotme është ajo e cila do t’i vërë vulën Triumfit të Rilindjes së Madhe Kombëtare e cila do të shënojë ndarjen përfundimtare me të shkuarën e largët dhe me vazhdimësinë e saj të derimësotmë e cila është maskuar e mbuluar me maskën mashtruese të psedodemokracisë.
Kjo është Rilindje e së mirës e cila do ta mposhtë edhe Rilindjen mashtruese të E.Ramës, “Rilindjen” e tij të së keqes, e cila realisht është ashtu si edhe e gjithë politika e tranzicionit që lëvizën më shumë mbrapsht se sa para duke e çuar Shqipërinë shumë prapa , si në vitet 1990, apo edhe më keq akoma.
Kjo e keqe e madhe demokratike që ka pllakosur sot shtetin dhe shoqërinë shqiptare, ku prej kësaj të keqeje rinia shqiptare detyrohet të marrë rrugët e eksodit dhe të braktisjes së atdheut, kjo e keqe e madhe që ngriti Republikën e Drogës e detyroi inteligjencën shqiptare, rininë shqiptare që të ngrihet e të protestojë përsëri fuqishëm dhe pandalshëm për ta rikthyer nderin dhe dinjitetin e saj të merituar dhe për t’ia kthyer shpresën edhe të gjithë atyre shqiptarëve të cilët e kanë humbur atë.
Prandaj shoqëria shqiptare duhet ta mbështesë protestën e studentëve pasi ajo u sherben të gjithëve: është shpresë për demokracinë, lirinë ,progresin, drejtësinë dhe për të mirën kombëtare. KJO PROTESTË ËSHTË RILINDJA E VËRTETË
Durrës, 8 Dhjetor 2018
Thirrje: Sot përsëri rinia studentore është kthyer në protestë për të realizuar aspiratat e saj dhe të Kombit shqiptar,Por sot, Rinia studentore dhe protestat e rinisë, qytetarëve dhe të Kombit që protestojnë prej më shumë se 4 muajsh, nuk duhet të tërhiqen por t’a cojnë deri në fund misionin historik, atë të Triumfit të Kombit, shtetit ligjor dhe të demokracisë.
Sot t’a mbështesim protestën studentore, protestën e tretë historike të madhe të saj, protestën për Kombin, lirinë, demokracinë, për shtetin ligjor, për “Shqipërinë etnike”, për “Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo të tradhëtarëve”, kauza këto për të cilat po proteston i gjithë kombi prej muajsh.

Average Rating