Përparim Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

Read Time:1 Minute, 0 Second

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim.

“Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet.Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar ai në Facebook”.

Gruda tha se nuk tërhiqet nga bindja e tij dhe nuk distancohet nga e tij dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua.

“Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, tha Gruda.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post OVL-UÇK kërkon miratim pa vonesa të Ligjit për Specialen, paralajmëron protesta
Next post Triumfi i Kombit: I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore