OVL-UÇK kërkon miratim pa vonesa të Ligjit për Specialen, paralajmëron protesta

Read Time:2 Minute, 15 Second

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) u ka bërë thirrje partive parlamentare që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen pa vonesa dhe me procedurë të përshpejtuar, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve dhe protestave në të kundërtën.

OVL-UÇK ka shprehur shqetësimin për debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në këtë ligj, duke u bërë thirrje partive parlamentare që të mos e përdorin atë për interesa partiake.

“Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar denim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik”, thuhet në reagim.

“OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake”, thuhet më tej.

Sipas organizatës, ekspertët juridikë që e mbështesin vlerësojnë se ligji nuk ka pengesa juridike dhe se miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik.

“Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka reaguar edhe lidhur me përfshirjen e çështjes së faljes për krime lufte.

“Edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova”, thuhet në reagim.

Organizata vlerëson se propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit, pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri dhe vullnet për ta votuar ligjin.

“OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar”, thuhet më tej.

“Në të kundërtën, OVL UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare”, përfundon reagimi.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Presidencës, presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, si sponsorizues i ligjit, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Next post Përparim Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim