Triumfi i Kombit: I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore

Read Time:4 Minute, 18 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Peticioni  i  mbi një mijë  profesorëve dhe pjesmarrje e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesve të tyre për ndryshimin e Shqipërisë,për reformimin  e sistemit, kundër elites  politike në Shqipëri, për largimin e politikës së vjetër, tashmë u ka dhënë protestave një dimension tjetër shtesë, atë se edhe e gjithë sfera intelekuale është ngritur kundër këtij regjimi antiintelektual,  regjim që përvecse është mëkatari më i madh në historinë shqiptare,  ëhtë edhe një ofezë e madhe dhe e padurueshme për intelektin njerëzor, për faktin se kemi të bëjmë dhe është montuar në të gjithë sistemin një regjim antihumn, injorant, i korruptuar, kundërintelektual, kundërproduktiv , një regjim hajdutokratësh të lig, tradhëtar dhe kundër interesave kombëtare; regjim që ka si projekt ankandin dhe pazarin me trojet shqiuptare; regjim që ka si projekt dëbimin e shqiptarëve dhe të rinisë nga Shqipëria.

 Por ndryshimi patjetër do të vijë, kombi do të triumfojë, drita do të triumfojë mbi errësirën.Dituria do të triumfojë mbi injorancën ; do triumfojë demokracia e liria mbi shtazërinë  e regjimit;patriotizmi do të triumfojë mbi tradhëtinë; morali do të triumfojë mbi antivlerat.

Rinia patriotike studentore do e çojë  në fitore kauzën madhore, Triumfin e Kombit

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe policia e terrorit mburojë politike dhe dhune në shërbim të kryeministrit  Edi Rama

Protestat studentore  nxorën lakuriq  dhe ia grisën maskën regjimit hajdut, korruptiv ,kriminal, injorant, cnjerëzor dhe gjenocidit e terrorist të pushtetit  në Shqipëri ,të partisësocialste-shtet dhe narkoshtet.

Atë se cfarë u pa  nga veprimet e policisë dhe dhunës së saj kundër protestuesve nuk e ka bërë as Ramiz Alia dhe nuk do t’a kishte bërë as diktatori Enver Hoxha në kushtet e rrethanat e sotme kur pretendohet se Shqipëria ka hyrë ne Demokraci dhe pretendon që të bëhet anare e BE-së. Sot, meqenëse Partia SOCIALISTE E CILA I ËSHTË NËNSHTRUAR, MBËSHTET DHE AS NUK KA ASNJË FARË NDJESIE E PËRGJEGJSIE PËR TË NDALUR KRYEMINISTRIN E VET, PARTIA  SOCIALISTE DUHET TË NXIRRET JASHTË LIGJIT , SEPSE:PS është bërë mburoja politike dhe ombrella e krimeve të qeverisë së Edi Ramës, gjë tashmë e cila ëstë shënuar dhe do të mbetet në kujtesën historike kombëtare, si politika më antishqiptare dhe më antikombëtare në Historinë e shqiptarëve. Sa poshtë ka rënë policia shqiptare , policët shqiptarë  revolen dhe kapelen e policit me injorancën e tyre i shohin ato si privilegj e pushtet,  dhe për pagën që marrin  sillen e veprojnë kaq ligësisht dhe barbarisht me fëmijët dhe studentët shqiptarë,sikur  të ishin apo të sillen edhe me urrejtje dhe më pashpirtërisht se mercenarët e huaj.

Sot në në ditën e 143 të protestave rinore, në  mbështetje të rinisë studentore, të kauzave kombëtare të protestave të tyre kanë dalë edhe elita intelektuale, akademike dhe truri i kombit.

Pra Kombi kërkon doreheqjen e Ramës.

“Bota Sot”:Z. Kapiti,nje pergjigje mbi kete deklarate te Ramës

Rama thotë se pas protestave qëndron “dora e huaj” – sa qëndrojnë këto pretendime dhe kush fshihet pas dhunës, cili është mendimi i juaj?

Rama ka të drejtë kur thotë , se pas këyre protestave qëndron dora e huaj, sepse dora e huaj , e  armiqve të shqiptarëve u intereson që në Shqiperi të ketë qeveri dhe kryeministër antikombëtar , qeveri e cila ua bën jetën sketerrë dhe të padurueshme shqiptarëve sic është qeveria e Edi Ramës. Pra Rama po thotë një të vërtetë,dhe kjo e vërtetë është  ajo se ai e di më mirë se kushdo se qeverisja e tij ,si qeverisja me e korruptuar në Europë , si qeversja e cila punon dhe i ka nxjerrë në ankan e shitje trojet shqiptare; si qeverisja e këtij kryeministri që deshi së pari t’a ndajë dhe coptojë Kosovën; si kryeministri i cili për Veriun e Kosovës deklaroi se është tokë e askujt; si kryeministri i cili Kosovën e shikonte me sytë e Beogradit; si kryeministri i projektit antishqiptar e antiKosovë të Open Ballkanit. Si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, pasi këhtu është etiketuar edhe nga gazetarët  huaj; si kryeministri që ngriti sistemin e korrupsionit,narkoshtetit dhe të Kanabistanit.Nuk ka dorë të zezë prapa protestuesve, kur  më e zezë sa kjo qeveri nuk ka kur  gjysma e kësaj qeveria  me ministra, me zëvëndës kryeministra , me zëvëndës ministra e drejtorë janë në arrest, janë në burg dhe të akuzuar për korrupsion; nuk ka dorë të zezë prapa protestueve të cilët kerkojnë largimin e kësaj qeverie të korruprtuar .

Kur aleati më i mdh i shqiptarëve, që janë SHBA-të deklarojnë se korrupsioni është kërcëni i madh për sovranitetin kombëtar, atëhere pra kush është dora e zezë këtu; është korrupsini i politikës dhe i qeverisë së kryeministrit , apo protestat antikorrupsion të rinisë patriotike studentore?

Nuk ka dorë të zezë te protestat kur elita kombëtare akademike i mbështet protestuesit të cilët kërkojnë ndryshimin , dhe vetë një mëndje e errët ,e ligë dhe djallëzore krijon fantazira të tilla kunder protestuesve patriote.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Përparim Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim
Next post Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!