Sot në ora 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Read Time:57 Second

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni.

Seanca pritet të mbahet sot në ora 16:00 e jo si ishte paralajmëruar më parë, në 15:00, e ku pritet edhe miratimi i një rezolute për rastin, ka njoftuar ai.

Qorroli ka drejtuar akuza ndaj prokurores, duke kërkuar që ajo të japë llogari para ligjit. Këto pretendime ai i ka lidhur me reagimin institucional ndaj kërkesës së Arlindës për ndihmë.

Rasti ka nxitur shqetësime edhe për reagimin e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë para se të gjendej e vdekur.

Në një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Pejës, ajo kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat për ta mbrojtur.

Në letrën e saj, Zekaj kishte kërkuar zbatimin e menjëhershëm të një vendimi gjyqësor dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit, duke përmendur edhe Qendrën për Punë Sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike
Next post Albulena Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales