A i duhet Shqipërisë sot një si  Albin Kurti?

Nga Skënder Sadri KAPITI

E di se ky titull i ketij shkrimi të shkurtër nuk do u pëlqejë kosovarofobëve “intelektualëve” e mediatikë serbo e grekofilë, nuk do  u pëlqejë korrupsionit  dhe politikës së korruptuar të Tiranës dhe të Prishtinës.Ky shkrim nuk do u pëlqejë sidomos shumicës së mediave në Shqipëri , atyre mercenare dhe  servile te parasë e korrupsionit dhe që promovojnë edhe agjenda përcarëse e antikombëtare. 

Ky titull shkrimi nuk do u pëlqejë edhe disa intelektualëve, opinionistëve e komentuesve në Kosovë të cilët janë  nihilistë, atyre të cilët janë të dështuar në politikë,  që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe që urrejnë talentin dhe suksesin e tjetrit.  

Nuk po them që Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë, por këtu e kam fjalën pse Shqipëria e ka kaq të vështirë që të gjeje një kryeministër si Kurti.

Së pari mendoj se Shqipërisë i duhet një si Albin Kurti pasi duke vëzhguar nga afër realitetin sot në Shqipëri ku shqetësimi,problemi dhe i kryefjala janë hajdutëria  dhe korrupsioni i lartë shtetëror,politik, mediatik dhe shoqëror; duke parë se korrupsioni në Shqipëri është bërë shqetësim edhe në SHBA dhe BE , atëhere Shqipërisë i duhet një kryeministër si kryeministri Kurti i Kosovës  i cili është shëmbulli më i mirë ndoshta në tërë historinë  e Shqipërisë dhe Kosovës  si kryeministër e politikan i përgjegjshëm dhe i pakorruptuar.

Pse mos të ketë edhe në Shqipëri , dhe pse demokracia shqiptare nuk arrin që të zgjedhë akoma në krye të Shqipërisë një si Albin  Kurti të aftë, patriot, të pakorruptuar dhe të mëncur e të guximshëm për të thenë por sidomos për t’a  mbrojtur  politikisht dhe institucionalisht të vërtetën dhe të drejtën, që mbron interesin publik e kombëtar, si dhe  t’u perballur  e sfiduar tradhtinë,padrejtësitë,krimin dhe korrupsionin si dhe për të pasur   guximin patriotik e kombëtar për t’u përballur edhe me politikën botërore në mbrojtje të interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës. 

Pse mos të zgjedhë demokracia në Shqipëri në krye të shtetit një personalitet si  Kurti: të urtë, të matur, të  hapur dhe të drejtëpërdrejtë, llogaridhënës dhe të sinqertë para shtetit, ligjit Kushtetutës,  publikut dhe para Kombit. 

Lini një Përgjigje

Previous post Pritje madhështore e ambasadorit amerikan Christopher Hill në Luginë të Preshevës
Next post Albin Kurti: Vazhdojmë mbështetjen për Luginën e Preshevës