Pritje madhështore e ambasadorit amerikan Christopher Hill në Luginë të Preshevës
Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka folur për një pritje që i është bërë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Hill e u kishte premtuar në një takim më parë se do të angazhohet më shumë për renovimin e shkollave në Luginë.
“Në mesin e shumë temave që diskutuam ishte dhe gjendja e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Ambasadorit Hill ia paraqitëm gjendjen përmes fotografive”.
“Ishte fjalë pak, dhe premtoi se për këtë do të angazhohet personalisht, për çka edhe dha një kontribut të çmuar. Andaj sot iu bë një pritje madhështore në objektin e shkollës “Sami Frashëri” në Lluçan e cila pritet të renovohet së shpejti”, ka thënë Luftiu.
Hill pyetet se a po e mban anën e Serbisë, ndërhynë Arifi: Kjo akuzë vjen nga Vetëvendosje
Ashtu siç është paralajmëruar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, vizitoi sot Komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetari Shqiprim Arifi.
Pas takimit ata mbajtën konferencë për media e ndër pyetjet që ju parashtruan ambasadorit ishte se a po mban anën e Serbisë.
“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, pyeti njëri nga gazetarët.
Por, përgjigjen për këtë duke ndërhyrë e dha Arifi.
“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, tha ai,
Derisa, ambasadori shtoi qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Average Rating