A janë në gjëndje që shqiptarët të bëjnë vetë ndonjë gjë të madhe pa ndihmën e SHBA-ve?

Read Time:3 Minute, 1 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Paramendojeni për një cast se: sikur BE mos ta ketë aleat dhe mbështetjen e SHBA-ve, kush do ta kishte penguar avancimin dhe kërcënimi rus në Europë?
A do të mundej vetë Europa pa SHBA-të që ta mbështeste Ukrainën kundër Rusisë?
Kur këto janë të verteta të mëdha, por atëherë vjen logjikshëm edhe pyejta se pa ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria e Kosova a mund të ishin të sigurta nga provokimet,kërcënimi dhe rreziku nga destabilizimi serb e rus?
Pa ndihmën dhe mbështetjen më se 100 vjecare të SHBA-ve e sotmja, e ardhmja dhe perspektiva shqiptare nuk do të kishte pasur kurrë këtë që shqiptarët kanë sot. Nuk do të kishim sot dy shtete shqiptare, pasi si Shqipëria ashtu edhe Kosova i detyrohen ekzistencës së tyre shtetërore ndihmës dhe mbështetjes vendimtare të SHBA-ve.
Më 1913, ambasadorët e shteteve më të fuqishme të Europës duke kënaqur Rusinë “Xhandarin Ndërkombëtar të asaj kohe”), europianët realizuan synimet e pretendimet e fqinjëve shoviniste sllavë, grek e ortodoks, shkëputën nga trupi krahinën e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare duke ua falur Serbisë, Greqisë e Malit të Zi.

Gjatë luftës Parë Botërire Europa shkoi edhe më tej dhe akoma më rëndë e më keq kundër shqiptarëve: bëri një traktat për coptimin e të gjithë Shqipërisë, duke ua ndarë atë fqinjve grekë, italianë, serbë e malazezë. Kështu, Shqipëria e copëtuar u ndodh në fund të Luftës së Parë Botërore para rrezikut të shpërbërjes përfundimtare. Traktati i fshehtë i Londrës, ndërmjet Antantës dhe Italisë më 26 prill 1915, parashikonte ndarjen e tokave shqiptare mes Italisë, Greqisë e Serbisë e Malit të Zi .
Ishte Presidenti amerikan që nuk e lejoi këtë masakër kundër shqiptarëve dhe ai garantoi ekzistencën e Shtetit shqiptar, se sa për Europën Shqipëria do ishte fshirë nga harta.

Po kështu janë po SHBA-të ato të cilat pas luftës së Dytë Botërore nuk lejuan gllabërimin e Shqipërisë nga IshJugosllavia, dhe pavarësisht se Shqipëria socialisto-enveriste ishte më anti-SHBA se sa edhe vetë Bashkimi Sovjetik, përsëri SHBA-të ishin garant dhe mbronin Shqipërinë nga rreziku shovinist grek e sllav.
Janë po SHBA-të ato të cilat e ndihmuan Shqipërinë në shëmbjen e komunizmit , në rrugën e demokratizimit të saj, në antarësimin në NATO.
Janë po SHBA-të që e mbështesin sot Shqipërinë edhe në integrimin në BE, në ndërtimin e shtetit modern e ligjor, për Vetting-un dhe në luftën kundër korrupsionit, pasi këto nuk është në gjëndje që t’i kryejë vetë politika shqiptare, por madje përkundrazi, vetë politika shqiptare është sot problemi më i madh që shqetëson dhe preokupon shqiptarët, si një politikë antipublike, e stërkorruptuar, tradhtare dhe e mosinteresimit për interesin zhvillimor, demokratik dhe integral të shtetit e të shoqërisë shqiptare.
Po kështu që as nuk mund të paramendohet se sot do të kishim shtetin shqiptar të Kosovës pa rolin historik e vendimtar të SHBA-ve, dhe që këtë rol ndihmës e mbështetës vendimtar, rol garancie e sigurie për Kosovën e luajnë edhe sot SHBA-të.
Janë SHBA-të ato prej të cilave Kosovës i erdhën edhe njohjet më të mëdha të Shtetit të Kosovës nga shtetet e vëndet e Botës. Janë po SHBA-të avokati dhe mbështetësi më i madh i Kosovës për intregrimin e saj në organizata e organizma ndërkombëtarë.
Janë po SHBA-të ato të cilat mbrojnë dhe garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e dy shteteve shqiptare të cilat janë dy shtetet më të dobëta në rajon dhe Europë ekonomikisht e ushtarakisht.
Dhe logjikshëm pra vjen edhe pyetja se cfarë janë edhe sot në gjëndje të bëjnë vetë shqiptarët pa ndihmën e SHBA-ve?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar: Sebria duhet të larohet nga narrativa që Kosova është Serbi
Next post Albin Kurti emëroi Ardita Sinanin, këshilltare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc