
Agron Shehaj dhe “Mundësia” për zgjimin e politikës nacionaldemokratike shqiptare
Nga Naim Kapiti

Shqipëria gjithmonë ka pasur mungesë të theksuar të nacionalizmit dhe të demokracisë. Nacionalizmi dhe demokracia u dëmtuan rëndë sidomos nga majtizmi komunist, nga komunizmi antivlerë dhe antikombëtar. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria në mbi 100 vite shtet, pse Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e shtetndërtimit modern, në integrim dhe në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqënies. Politika që nuk ka nacionalizëm është ajo politikë e cila shikon vetëm interesin personal dhe atë të partisë, të akrabasë familjare, nepotike e krahinore dhe politikë e grupeve të interesit. Politika nacionaliste ka të parën Shqipërinë,interesin gjithëkombëtar dhe është politikë patriotike që interesohet për të mirën publike, për mirëqënien dhe progresin.
Duke parë dhe vëzhguar këtë tranzicion turli partish majtiste e të korruptuara, të zhveshura nga patriotizmi , të xhveshura nga ndjesia shoqërore dhe përgjigjshmëria kombëtare, pluripartitizëm të zhytur në korrupsion,tradhëti e hajdutëri, dhe pyesim se Partia “Mundësia” dhe Agron Shehaj si aternativë politike politikën ai e konsideron si profesion në shërbim të njerëzve dhe të kombit, i cili faktikisht po kërkon dhe fton zgjimin e shoqërisë për një politikë nacionaldemokratike shqiptare, të një politike patriotike të interesave kombëtare e cila i mungon Shqipërisë?
Elitën patriotike shqiptare e burgosi, e vrau dhe e përndoqi komunizmi, por edhe e mashtroi dhe spekulloi me të edhe Partia Demokratike vetëm për t’i marrë asaj vota.Dhe tani mos ka ardhur koha që t’i jipet shkelmi elitës politike të tranzicionit, të kësaj elite që e ka gërryer dhe konsumuar korrupsioni, krimi, tradhtia dhe zullumi. Partia “Mundësia” është fjala për mundësinë që t’u mundësohet integrimi në politikë të desidencës antikomuniste dhe e talentit, meritorëve, patriotizmit dhe ndershmërisë dhe që t’u sigurohen të gjithë shqiptarëve kushte të barabarta për pjesmarrje në politikë, në biznes dhe mundësi të barabartë dhe të gjithë njesoj para ligjit.
Historia ka vertetuar se politika shqitare ka qenë e xhveshur nga nacionalizmi dhe prandaj Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e civilizimit dhe presperitetit. Dhe pikërisht këtë gjë nuk e kanë thënë kurrë askush në Shqipëri, as politikan, as intelektual dhe as mediatik e as as akademik në Shqipëri sepse pothuajse të gjithë këtyre në cdo kohë e regjim u ka interesuar vetëm interesi personal e servil për të marrë favore e avantazhe nga politika, pushteti, regjimi e shteti shqiptar.
Këtë e verteton fakti sa sa shumë u dakordësuan shqiptarët, dhe sa me zell e mbajtën dhe e duartrokitën, dhe i dhanë oksigjen regjimit komunist të Enver Hoxhes, sa shumë besnik për 50 vite i qëndruan shqiptarët Partisë Komuniste dhe regjimit të saj ateist në Shqipëri, dhe se sa me zell e mbështeti shoqëria shqiptare e ideologjizuar nga komunizmi antishqiptar, sa shumë e mbështeti shoqëria shqiptare luftën e klasave, sodomos atë të burgosjes, vrasjeve dhe persekurtimit të patriotizmit dhe të nacionalizmit shqiptar.Shoqëria shqiptare ishte asfiksuar nga mungesa nacionalizmit dhe antikomunizmit, aq sa pa shëmbjen e komunizmit ndërkombëtar dhe pa rolin amerikan, në Shqipëri nuk do shëmbej komunizmi, ashtu sikurse që edhe në këto 30 vite tranzicion pa mbështetjen e perendimit as që do ishte e mundur që të largohej nga pushteti Berisha, pastaj as Nano , dhe pas tij persëri as Berisha dhe tani nëse nuk ndërhyn perendimi, Kryeministri Rama do të mbretërojë gjithmonë.
Një popull që nuk është nacionalist pajtohet me të këqijat dhe më cfarëdo lloj regjimi. Këtë e ka vertetuar Shqipëria. Një populli jo nacionalist gjithmonë i vjen një qeverisje antikombëtare, si ajo e komunizmit që kishte si nacionalizëm partishmërinë proletare dhe parullën: “barë hamë dhe marksizëm-leninizmin se tradhtojmë”, ndërsa sot në demokraci politika e pushteti pseudodemokratik dhe fasllcoproperendimor në Shqipëri vetëm për pushtet u servilosen ndërkombëtarëve deri aty sa që paguajnë lobojnë te politikane ndërkombëtare jo për Shqipërinë e as për Kosovën, por lobojnë te të huajt për veten e tyre që të kenë mbështetje nga ata për pushtetin korruptiv e antipublik të tyre, paguajnë për një fotografi për të dalë me personalitete te larta shtetërore perendimore që t’ua paraqesin shqiptarëve për imazh sikur kanë mbështetje te ndërkombëtarët.
Një popull jo nacionalist dhe nje politikë jo nacionaliste nuk merret në konsideratë dhe as seriozisht as nga ndërkombëtarët, as nga politika dhe as shtetet e tjera, dhe nuk kanë as besueshmëri e tyre, sepse politika që nuk punon dhe nuk i shërben kombit të vet, dhe kur nuk punon për interesin kombëtar të kombit te vet, për zhvillimin dhe për mirëqënien e kombit të vet, pra kur nuk je nacionalist nuk mund të jesh i barabartë me të tjerët dhe as nuk mund të jesh as i besueshëm as nga të huajt.
Ata individë të cilët në Shqipëri kanë kulturë, edukatë, trashëgimi nacionaliste dhe që shprehen e deklarohen si patriotë, kombëtarë dhe Kosovëdashës, atyre në Shqipëri nuk u mundësohet kurrë një karrierë jo vetëm politike, por ata janë të neglizhuar dhe të përjashtuar edhe nga biznesi, janë të përjashtuar edhe nga ndonjë post apo detyrë shtetërore e punësim në administratë. Ata janë të izoluar dhe nuk i mbështët kush përveçse rrallë.
Dhe “Mundësia”, si alternativë politike mund të sjellë ndryshimin, që Shqipëria të ndahet nga tranzicioni, krimi, tradhtia dhe korrupsioni politik.
Average Rating