Albin Kurti i reagon Borrellit: Pretendimet e rreme ndezin tensionet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklarimeve të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit më herët gjatë ditës është shprehur i alarmuar nga situata në veri të vendit tonë, teksa i ka quajtur të jashtëligjshme arrestimet e serbëve në Kosovë. Ai po ashtu e ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ndaj këtyre pohimeve i pari i ekzekutivit të Kosovës ka reaguar: “Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme veç sa ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato”, ka shkruar Kurti në “Twitter”
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i konfirmojnë burimet e tyre dhe të presin informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosin të angazhohen publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve.
Tutje kryeministri Kurti ka thënë se arrestimi i sotëm i një serbi është bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor për sulmin e kryer mbi ushtarët e KFOR-it në Zveçan në 29 maj.
“Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetime dhe arrestime”, ka shkruar tutje Kurti.
Ndërkaq sa i përket stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, kryeministri ka thënë se ai ka qenë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar.
“Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni ‘Minatori’ në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka nënvizuar Kurti.
Më shumë storie
Përparim Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. "Asnjë....
OVL-UÇK kërkon miratim pa vonesa të Ligjit për Specialen, paralajmëron protesta
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) u ka bërë thirrje partive parlamentare që ndryshimet në Ligjin për Dhomat...
Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës të...
Dialogu Kosovë-Serbi, pa perspektivë të qartë
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të mbetet në ngërç, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë. Analistët vlerësojnë...
Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të...
Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në...

Average Rating