Gjenerali serb i kërkon KFOR-it “të mbrojë serbët në Kosovë”
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq, tha se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.
Këtë njoftim ai e bëri gjatë një adresimi të shkurtër për media, në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi edhe një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
Gjenerali Mojsilloviq tha se e ka informuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, se “ne po i përcjellim ngjarjet me ankth të madh”.
“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviq.
Ai shtoi se Ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.
“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsilloviq.
Më 23 qershor, Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviq, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.
Më shumë storie
Protestuesit serb bllokojn rrugët në afërsi të Merdarit e Jarinjës, nga ana e Serbisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, në Merdar dhe në Jarinjë, është...
Protestuesit serb paralajmërim për bllokim rrugësh, policia e Kosovës me plan operativ
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh...
Nenad Çanak flet për “planin” e Vuçiqit për zhvendosjen e serbëve nga Kosova
Nenad Çanak, ish-kryetar i Socialdemokratëve të Vojvodinës, ka treguar detaje se çfarë ka mësuar ai për planin e Serbisë për...
Vlerësohet qëndrimi unanim i deputetëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut
Ka dështuar shkarkimi i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në interpelancën e ngritur nga partia maqedonase “E Majta”....
Pasi Macroni i shiti Rafalet Serbisë, Kroacia shpall blerjen e sistemit amerikan raketor HIMARS
Kroacia ka konfirmuar një blerje prej 390 milionë dollarësh të tetë sistemeve raketore amerikane HIMARS, për të rritur kapacitetin e...
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese maqedonase: Ekziston mundësia e shfuqizimit të “Ligjit për Gjuhët”, reagime tek të gjitha partitë politike shqiptare
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të "Ligjit për Gjuhët", kanë...
Average Rating