Albin Kurti kërkon dorëzimin e Radoiçiqit për rikthim në dialog
Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Bansjkë.

Kryeministri Kurti në një intervistë për Bloomberg i ka kërkuar BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. “Duhej të ndodhte dje”, ka thëqnë Kurti, duke thënë se beson se është e mundur.
Kryeministri i është përgjigjur edhe kritikave perëndimore për trajtimin e serbëve. Kurti ka theksuar se kritikat e ndërkombëtarëve për trajtimin që po i bën komunitetit serb janë të tepërta.
Vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia në veri dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja dhe SHBA-ja se veprimet mund të përbëjnë kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.
“Ata janë shumë të shqetësuar. Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi, Kosova është më e mirë se kurrë më parë”, ka deklaruar Kurti, në një intervistë për “Bloomberg”.
Kreu i ekzekutivit i ka mbrojtur veprimet e fundit të Qeverisë në veri, duke i cilësuar si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin. Ai ka këmbëngulur se veprimet janë të nevojshme për vendosjen e kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.
“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating