Albin Kurti: Mosvotimi i raportit për mandatet është sulm kundër Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mosvotimi i raportit për mandatet nga deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe AAK-së është sulm kundër Kosovës.
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.
Më shumë storie
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja të hënën i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kontestuar procedurat e ndjekura gjatë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhë Qeverinë Kurti 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së
Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Pas...
Marsh në mbështetje të çlirimtarëve, tubimi i shpall të pafajshëm
Në Prishtinë u mbajt marshimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën organizimin e platformës “Liria...
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...

Average Rating