AGK dënon sulmin fizik të Damkës ndaj një gazetari në Kuvend
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, gjatë seancës së sotme konstituive në Kuvendin e Kosovës.
“Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij dhe duke e cenuar atë në punën e tij. AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht ndaj demokracisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Më tej, institucioni ka kërkuar trajtim serioz të incidentit dhe marrje të masave si garancë për sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.
https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/
Më shumë storie
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...

Average Rating