Tirana Model United Nations (TMUN 2025) prezanton edicionin e parë
Me kënaqësi ju prezantojmë edicionin e parë të Tirana Model United Nations (TMUN 2025), një konferencë unike që do të zhvillohet më 17–18 maj 2025, në ambientet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT). Pse duhet të aplikosh?1. Pjesëmarrje FALAS për të gjithë delegatët2. Seanca trajnimi para konferencës3. Ekspertë dhe të ftuar specialë
4. Mjedis gjithëpërfshirës, formal dhe mbështetës
5. I hapur si për fillestarët ashtu edhe për ata me përvojë në MUN
6. Përmirëso aftësitë komunikuese në gjuhën angleze
7. Mëso të mendosh si lider global
8. Kodi i veshjes: formal dhe i përshtatshëm për moshën (business casual)
Për kë është TMUN?
Nëse je 15-18 vjeç , pasionant, ambicioz dhe i gatshëm të zhvillosh aftësitë e tua në diplomaci, debat dhe vendimmarrje – mos e humb këtë mundësi unike!
Gjuha e konferencës: Anglisht
Tema: “E Ardhmja e Inteligjencës Artificiale në Diplomaci”
Përmes sesioneve të simuluara në komitetet United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) dhe Disarmament and International Security Committee(DISEC) pjesëmarrësit do të trajtojnë një çështje që po riformëson diplomacinë dhe mënyrën si shtetet ndërveprojnë në nivel global.
Bëje zërin tënd të dëgjohet. Bëhu pjesë e së ardhmes!
| Apliko tani: mymun.com/conferences/tmun-2025 Për më shumë informacion ndiqni faqen zyrtare të instagramit: @MODELUNTIRANA Keni pyetje? Kontaktoni! infotiamun@gmail.com 067 20 63 705 |
Më shumë storie
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
E shkuar e pakryer
Nga Ermal Hasimja Kohë më parë, ambasadori i Kosovës në Tiranë, zoti Skënder Dyrmishi, më përmendi këtë libër që unë...
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri…
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri historia dhe arti bashkohen për të ruajtur të gjallë kujtesën dhe shpirtin shqiptar...
Katërshja, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për t’u dhënë titullin “Qytetar Nderi”...

Average Rating