
Albin Kurti në takim me përfaqësuesit e Luginës, kërkon unitet për zgjedhje
Një listë e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, do të ndihmonte shumë përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve në këtë institucion. Kështu është thënë pas takimeve që përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takim me kryeministrin Kurti, brenda dy ditëve kanë marrë pjesë gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.
Kryeministri i falënderoi pjesëmarrësit në takim: Shaip Kamberin, Nagip Arifin, Ragmi Mustafën, Shqiprim Musliun, Naser Azirin e Armend Aliun, për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.
Sipas Kryeministrisë, në takim është diskutuar gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që po u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, “në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”.
Kujtojmë, se zgjedhjet parlamentari në Serbi mbahen me 17 dhjetori. Në zgjedhjet e kaluar në Kuvendin e Serbisë shqiptarët janë përfaqësuar vetëm me një deputet, Shaip Kamberin.
Më shumë storie
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës urojnë për 17-vjetorin e pavarësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mesazhe urimi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al...
Mbreti i Suedisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e...
Richard Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë
Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar të gjithë miqtë në Kosovë, 17 vjetorin e pavarësisë së...
Turqia uron Kosovën: Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka uruar Kosovën për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë. Në një postim në...
Jorn Rohde: Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol, por një realitet praktik
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një video mesazhi në emër të popullit gjerman....
Sot Republika e Kosovës shënon 17-vjetorin e pavarësisë së saj
Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur,...
Average Rating