Albin Kurti: Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohoi se të ketë marrë ultimatume nga i Dërguari Special i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak.
Në një adresim për media pas aktivitetit të xhudos që u mbajt në palestrën “Minatori”, i pari i Qeverisë tha se në takim me emisarët ofroi një mënyrë të sigurt për dalje të qëndrueshme nga kriza në veri.
“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi. U takuam me emisarët dhe u kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës, e shkaktuar nga strukturat ilegale. Së pari është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, u shpreh Kurti.
Marrëveshja për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet më së largu deri sot, ka porositur të martën emisari i SHBA-së, Garbiel Escobar.
Këto deklarata të Escobar erdhën pas takimit që ai së bashku me Mirolav Lajçak dhe me pozitën, opozitën dhe gazetarët ne Kosovë.
Escobar ka deklaruar dje se ai dhe Lajçak të premten duhet t’u raportojnë raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi në rast dështimi do të ketë pasoja.
Në anën tjetër, raportimet e sotme thonë se SHBA-ja po përgatit një rund sanksionesh të papara më parë ndaj Kosovës, në të cilat përfshihen shpallja non-grata e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave, ngrirja e fondeve amerikane dhe fondeve të BE-së, si dhe ngrirja e procesit të anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...

Average Rating