Opinion: Shtatë arësyet pse demokratët, opinioni dhe të rinjtë kërkojnë rikthimin e Bashës

Read Time:3 Minute, 12 Second

Nga Rinor Skënderi

Ajo se cfarë koha nxori në dritë është fakti se e drejta dhe e vërteta në Partinë Demokratike janë me Bashën dhe me Elitën e Re Politike të Partisë Demoktatike. Dihet tashmë se cfarë prodhoi grupi drejtues i Foltores, prodhoi përcarje,anarshi dhe antiamerikanizëm.

Por edhe ata të cilët janë ndeputetë të Partisë Demokratike , jo pak prej tyre janë hipokritë dhe dorë e fshehtë e  djallëzore e së vjetrës së PD-së, pasi kemi dëgjuar se ka nga ata që thonë sa për hipokrizi të ikë Beriaha por edhe Basha, e që ky paralelizëm do të thotë që e vertetaqë është me Bashën  është baraz me gënjeshtën  dhe e drejta me të padrtejtën , sipas këtyre hipolritëve demokracia është baraz me autokracinë, që korrupsioni është baraz me antikorrupsionin, që i shpalluri non grata me atë që nuk është non grata, që proamerikanizmi është si antiamerikanizmi.Këta hipokritë në emër të  shtyrjes në kohë të zgjedhjes së kryetarit, duan që t’i hapin rrugë uzurpimit të PD-së nga kryefoltoristi.

Ngjarjet më të fundit treguan atë të vertetë që Basha kërkon që deputetët të votohen direkt në popull dhe jo me lista te kryetarit, pasi koha vertetoi se cfarë kualiteti deputetësh ka sot në parlament.

Arësyet pse demokratët dhe rinia duan Bashën në krye të PD-së dhe të opozitës janë këto:

Së pari, duan Bashën në krye të  PD sepse rinia, demokratët dhe shoqëria shqiptare duan ndarjen e Shqipërisë nga e shkuara, nga hijet e fantazmat e së shkuarës, duan ndarjen nga tranzicioni.

Së dyti, e duan Bashën demokratët dhe rinia sepse politika e vjetër i ka përjashtuar ata nga karriera politike dhe i ka përjashtuar ata nga integrimi i rinisë dhe i demokratëve të mirëfilltë në politikë, dhe ua ka imponuar të rinjve si zgjidhje vetëm largimin nga atdheu, eksodin.

Së treti,të rinjtë dhe demokratët e mirëfilltë janë zhgënjyer rëndë nga politika e vjetër e cila ka prodhuar stres, korrupsion, eksod, pasiguri e papunësi.

Së katërti ,e duan Bashën sepse politika e pushteti në Shqipëri janë privilegj, monopol dhe biznes i oligarko-mafisë politike , biznesore, mediatike e nepotiko-fisnore.

 Së pesti, e duan Bashën në krye të opozitës sepse rinia dhe demokratët por edhe opinioni i gjërë e kanë mësuar dhe e kanë nëse të qartë se i gjithë llumi politik që ka kapur politikën , shtetin, ekonomine,drejtësinë, median   dhe shoqërinë, të cilët  bëjnë korrupsionin , hajninë e padrejtësinë: të gjithë këta kanë komplotuar dhe vazhdojnë të komplotojnë kundër Bashës, me qëllim asgjësimin politik të tij, sepse Bashën e shohin ata sot si kërcënim për ndryshimin e përmirësimin e gjendjes dhe të daljen nga ky udhekryq.

Së gjashti,të rinjtë dhe demokratët e duan Bashën në krye të opozitës sepse demokratët dhe rinia shqiptare kanë orientim , besim e shpresë për ndryshim te SHBA dhe BE, partner i besueshëm i të cilëve është Lulzim Basha.

Së shtati,  e duan Bashën sepse me Bashën bëhet Vetting-u politik, dekriminalizimi i politikës, realizohet demokraciteti i demokracisë dhe përshpejtohet integrimi i shtetit e shoqërisë shqiptare. Tani koha po verteton se edhe shume deputete të Partisë Demokrastike institucionale duan ta zvarrisin zgjedhjen e kryetarit të ri,pasi atyre nuk u intereson fare interesi i demokrstëeve por vetëm mandati i deputetit, gjë për të cilin ata janë të gatshëm që t’ia dorëzojnë PD-në Berishës dhe foltores pasi në këmbim mendojnë se Berisha do i listojë  si kandidat për deputetë ata të foltores por edhe zgjatimet e besnikët djallëzorë që janë në grupin e PD-institucionale, gjë të ciën e kanë pikasur demokratët dhe degët e PD-së në rrethe e të cilët kërkojnë urgjentisht të zgjidhet kjryetarti PD-së.

Pra duket se është ekspozuar nje tjeter rrangalle e vjeter politike ne PD, një tjetër neorrymë deshtakesh  antiPD, antiBasha e antiSHBA.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar: Sot e nesër duhet të arrihet pajtimi për shtensionimin e situatës
Next post Albin Kurti: Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi