Albin Kurti: Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes
Teksa falënderoi për mbështetjen e mikpritësit e bashkatdhetarët tanë, kryeministri Kurti deklaroi se ne erdhëm për ta nënshkruar me aneksin e zbatimit, siç jemi marrë vesh më herët, por pala tjetër, ngjashëm si më par, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes tash me aneks.
“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.
Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.
“Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.
E sa përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.
Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.
“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.
https://www.facebook.com/watch/?v=225396123377352
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating