Josep Borrell: Synimi i sotëm ishte, Kosova e Serbia të pajtohen

Read Time:2 Minute, 14 Second

Përfaqësuesi ii Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit trepalësh Kurti-Borrell-Lajçak-Vuçiq, para gazetarëve deklaroi se ndonëse kemi pasur një ditë të gjatë, synimi i sotëm  ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin në zbatimin e marrëveshjes së pranuar të takimit të dufit në 27 shkurtit, por sot ishte çështje se si duhet zbatuar, pra hapa praktik, deri ku dhe nga kush e si të veprohet.

Borrell; Synimi i sotëm  ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin në zbatimin e marrëveshjes

“Kemi një marrëveshje, një pajtim në atë se si të zbatohet, aneksi i batimi të marrëveshjen në rrugën e normalizimit në mes të Kosovë s e Serbisë. Si pjesë  të këtij aneksi palët janë pajtuar t’i zbatojnë anekset e marrëveshje dhe të bëhet në mirëbesim dhe ky vjen pas një periudhe të gjatë të negociatave, kjo nuk ishte gjë e lehtë” bëri të ditur Borrell, derisa shtoi se qëllimi ishte për të tejkaluar dallimi mes palëve.

Më tej ai theksoi se implementimi i nenit 7 Kosova është pajtuar  që ta zbatojë menjëherë, për të nisur, aranzhuar dialogun për të zbatuar asociacioni, si dhe palët  janë pajtuar që të arrihet marrëveshja edhe për të pagjeturit e që, sipas tij, palët, fatkeqësisht, nuk kanë arritur pajtim në një version të detajuar,

E lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, Borrell theksoi se Kosova nuk ka pasur fleksibilitet, ndërsa Serbia ka kërkua të mos nënshkruaj, edhe pse është deklaruar se do të implementojë.

Ajo mbi të cilën palët janë dakorduar është se marrëveshja edhe me anekset do të bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre në BE, e këta duhet fillua punën menjëherë, teksa shtoi se në këtë mënyrë palët do të obligohen për këtë marrëveshje që do të jenë pjesë e BE dhe ne me forcë do t’u kërkojmë palëve që të jenë korrekt nëse nuk përmbushen ato do të kenë pasoja.

“Palët do të kenë përfitime nga kjo marrëveshje, sepse nuk është vetëm për Kosovën e Serbinë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe përparimin rajonit”, vuri në dukje Borrell, derisa shtoi se duhet në një kontekst më të gjerë gjeo-politik.

Më tej, Borrell, njoftoi se të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen në Bruksel, dhe liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të enjten dhe të premten në Këshillin e BE-së dhe do t’i njoftojë për këto bisedime dhe për angazhimin nga të dyja palët për të implementuar plotësisht dhe shpejtë detyrimet e tyre.

Ai, në fund, falënderoi Lajçakun dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre për këtë çështje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Presidenti i Serbisë Vuçiq: Për ne është me rëndësi formimi i Asociacionit
Next post Albin Kurti: Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes