Albin Kurti: Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë

Read Time:1 Minute, 39 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë dhe strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë.

Kurti, mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?” në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, gjatë adresimit të tij, kryeministri Kurti theksoi se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike. 

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Edhe në Ballkanin Perëndimor, Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme”, ka thënë Kurti .

I pari i Qeverisë theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike.

Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, pjesë e panelit ishin edhe zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Moderator ishte Presidenti i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, Momçilo Raduloviq.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Jo për gjithçka i duhet referuar Ibrahim Rugovës</strong>
Next post SHBA lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor