Albin Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, flasin për takimin e radhës në Bruksel
Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, njofton ekzekutivi përmes një komunikate për media
Sipas njoftimit në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.
Kurti falënderon senatorin Menendez për mbështetjen e tij ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Senatori amerikan Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në takimin e mbajtur sot në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin për rezultatet e deritanishme të qeverisë, me theks te sundimi i ligjit.
Tutje në njoftim thuhet se po ashtu Kurti e falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan, dhe se ata folën edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit.
Më shumë storie
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...

Average Rating