Josep Borrell: Shpresoj se më 17 shkurt palët do ta pranojnë planin franko-gjerman
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur për takimin e ardhshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me 27 shkurt, duke shpresuar se palët do ta pranojnë planin franko-gjerman.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ai ka thënë se takimi i 27 shkurt do të jetë një ditë me plot diskutime dhe është shprehur optimist për këtë takim.
“I kam ftuar ata të vijnë për të pasur një ditë të plotë me diskutime, sepse është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrell.
Ky i fundit gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe këtij takimi i ka parapritë një ofensivë diplomatike ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të pranuar planin franko-gjermane si bazë të negociatave. Kryeministri Kurti tashmë ka dhënë sinjal se e pranon këtë plan, si një bazë e mirë për të ecur përpara me procesin e dialogut.
Më shumë storie
Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!
Emine S. Hoti (Me banim në Norvegji) Nënkryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI Albani” në...
OKB, Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj...
OKB, SHBA-ja kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Misioni e ka tejkaluar qëllimin e tij
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, ka kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut...
OKB: Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Jennifer MacNaughtan, i ka bërë thirrje Serbisë që...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...

Average Rating