
Albin Kurti takoi aktivisten Nuraj, u jep mbështetje pakicës shqiptare në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim aktivisten e çështjes kombëtare të shqiptarëve në Sanxhak, Amina Nuraj, të cilës i ka dhënë mbështetje për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Bashkë me aktivisten Nuraj në takim ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar.
Në këtë takim, Kurti dhe Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre.
Kryeministri e falënderoi aktivisten Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri, njofton Kryeministria.
Kjo zyre u hap të mërkurën, ndërsa i pranishëm në ceremoninë ka qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Nevzad Lutfiu.
Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.
Më shumë storie
Opozita serbe kërkon qeveri kalimtare, pushteti thotë se është jokushtetues
Një pjesë e opozitës parlamentare në Serbi deklaroi sot se formimi i një qeverie kalimtare është e vetmja mënyrë për...
Protestat e 15 marsit në Beograd, dyshohet se është përdorur topi zanor në protestë
Kanë vazhduar raportimet e qytetarëve pasi në protestën e 15 marsit, një zhurmë e fortë shkaktoi panik e çorientim. Nga...
Në Koçan të Maqedonisë së Veriut bie zjarrë në diskotekë, raportohet 59 viktima
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan,...
Me 15 mars protestë masive në Serbi
Beogradi po bëhet gati për protestën e madhe antiqeveritare më 15 mars, ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për viktimat...
Serbi: Opozita propozon qeveri kalimtare, Vuçiq kundërshton
Në mes të protestave masive kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, opozita ka propozuar krijimin e një qeverie kalimtare për ta...
Serbi: Studentët paralajmërojnë demonstratë masive, pushteti organizon kundërmiting
Në kryeqytetin serb po shtohen tensionet në prag të protestës studentore të 15 marsit. Ndërsa mijëra studentë pritet të dalin...
Average Rating