Albin Kurti takon Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut

Read Time:1 Minute, 25 Second

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, mirëpriti sot Sulejman Uglanin, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, i shoqëruar me dy deputetët e partisë së tij në Parlamentin e Serbisë, Minela Kalender dhe Ahmedin Shkrijel.

Zyra e Kryeministrit bënë të ditur se bashkë me Uglanin ishin edhe dy anëtarë të partisë së tij, Esad Salihoviq, kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe Merfid Kameshçanin, Sekretar.

Sipas njoftimit kryetari Uglanin ka njoftuar kryeministrin Kurti lidhur me betejën, të cilën partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe liritë e të drejtat e njeriut. I njëjti theksoi që sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë themelet e kësaj beteje. Ai ka thënë se qeverisja në Kosovë duhet të merret si model i mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh këtu qëndrimet e qarta të qeverisë në raport me ruajtjen e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti ka falënderuar Uglanin dhe tërë delegacionin për vizitën. Ai tha që ka shumë hapësirë për më shumë aktivitete e bashkëpunim ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak.

“Me këtë rast u theksua kontributi që mund ta jap mbështetja financiare për Sandaxhun, që parashihet në buxhetin e vitit 2025, por edhe njoftimi i Republikës së Kosovës, që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kurti ka përshëndetur betejën e drejtë për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut nën udhëheqësin e kryetarit Uglanin, të ngritur mbi bazën e barazisë dhe pacenueshmërisë”, theksohet në njoftim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post URIME Z.PRESIDENT DONALD TRUMP!
Next post Liga e Kombeve: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë pas thirrjeve `Serbia, Serbia`