Albin Kurti viziton BIK-un për Bajram, përkujton edhe 37 imamë që ranë në luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e Ramazanit.
Kurti tha se Fitër Bajrami ka rastisur të qëllojë në kohën kur Kosova përkujton masakra të kryera nga forcat serbe. Me këtë rast, tha se duhet përkujtuar edhe 37 imamë që kanë rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
“Muaji ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dinë nga përvoja dhe historia se solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorin e masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë më vendin tonë, por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së, andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta fundit”, u shpreh Kurti.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating