Shtetet e QUINT-it: Bojkoti nuk sjell dobi për qytetarët në veri

Read Time:1 Minute, 58 Second

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë kanë reaguar të mërkurën në mbrëmje rreth deklaratave të Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë për tërheqje nga procesi zgjedhor, që do të zhvillohet më 21 prill në katër komunat veriore për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale kanë thënë se pranojnë se, në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat e veriut të Kosovës. Ky votim, sipas deklaratës së shteteve të QUINT-it, kërkohet si rezultat i përpjekjeve të suksesshme të inicimit të kryer nga qytetarët në kuadër të kornizës ligjore ekzistuese, dhe si të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Srbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë kosovarë që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për shkarkimin e kryetarëve. Pjesëmarrja demokratike është kyçe për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve që u shërbejnë. Votimi është një liri thelbësore e shoqërive demokratike”, thuhet në deklaratë.

Tutje në deklaratë theksohet se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur zgjedhjet për kryetarë komunash do të zhvillohen me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve.

“Megjithatë, bojkotimi i votës së 21 prillit nuk do të japë këtë rezultat, e as nuk do të sjellë ndonjë dobi për qytetarët që jetojnë në veri. Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje për të rishqyrtuar pozicionet e tyre dhe për të përdorur plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it.

Po ashtu i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë reaguese ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë palëve që të veprojnë në mënyrë të tillë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”, thuhet në fund të deklaratës.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti viziton BIK-un për Bajram, përkujton edhe 37 imamë që ranë në luftë
Next post Veriu i Kosovës: Pavarësisht bojkotit, qytetarët thonë se nuk do ta bojkotojnë votimin më 21 prill