Aleksandër Vuçiq: Nuk i zbatojë pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës

Read Time:1 Minute, 35 Second

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Bruksel ua ka bërë të qartë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.

“Ne jemi gati t’i përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për Pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë tjerat dhe dikush duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai.

Vuçiq për mediat serbe ka theksuar se Serbia nuk është në pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Vuçiqi ka thënë se nuk ka kërkuar të pranohet asnjë letër anësore.

“Nuk kam ofruar asnjë letër anësore, siç ka thënë Kurti. Kam thënë se jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, pastaj kam vënë presje dhe kam shtuar se nuk mund të pranojmë asgjë që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB. E kam thënë në Ohër dhe në Chisinau, e kam thënë çdo herë”, tha Vuçiq.

Pas takimit në Bruksel,  Qeveria e Kosovës kishte thënë se kryeministri Kurti ofroi të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër. Dhe se Kosova është e gatshme t’i plotësojë të gjitha pikat, përfshirë edhe pranimin e draftit “modern evropian” të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që u ofrua nga emisarët.

“Vuçiqi refuzoi këtë dhe deshi t’ia bashkëngjiste një letër shtesë marrëveshjes me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes bazë, aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor të vitit 2023”, është thënë nga Qeveria.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA: <strong>Izraeli ka përgjegjësi për jetën e banorëve të pafajshëm në Gazë</strong>
Next post Ursula von der Leyen, nis sot një vizitë katërditore në Ballkanin Perendimorë