Aleksandër Vuçiq: Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Read Time:1 Minute, 9 Second

Pas takimeve që ka pasur në Bruksel me funksionarë të lartë evropianë, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai ka folur për marrëveshjen bazike në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se letra e 21 tetorit është bazë e mirë për diskutim.

“Serbia, në përputhje me politikën e saj, ka thënë qartë se dëshiron të zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar, nga ajo bazë e vitit 2013 deri në ato të mëvonshme në Bruksel dhe Ohër, me një gjë që ne gjithmonë e kemi theksuar dhe atë Dihet që nga fillimi – se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, as pavarësinë e Kosovës dhe në ato qëndrime kemi thënë se jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që është rënë dakord”, tha presidenti Vuçiq.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai tha se është e qartë për të gjithë, se nuk bëhet fjalë për ndonjë nënshkrim, por për zbatimin e marrëveshjeve që ishin nënshkruar më herët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar: SHBA-të janë shteti më prokosovar në botë
Next post Albin Kurti: Kam qenë i gatshëm ta nënshkruaj marrëveshjen, Vuçiq refuzoi