Artan Abrashi: Kemi blerë nga një raketë për secilin tank të Serbisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se numri 246 i raketave të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve të Serbisë.

Sipas tij, kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani.
“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javelin”.
“Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank Javelin. Tani, kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës.
Më shumë storie
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
Prishtinë: Kandidati i VV-së prezanton platformën tij ‘Prishtina 2035’
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në lagjen "Bregu i Diellit", në Prishtinë. Kandidati i kësaj partie për kryetar të...
Albin Kurti: Deri të zgjidhet qeveria e re do të ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se derisa të zgjidhet qeveria e re, ai bashkë me kabinetin e tij...
Lëvizja Vetëvendosje akuzon PZAP-në për shmangie nga përgjegjësia
Vetëvendosje ka reaguar ashpër pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e saj për anulimin e...

Average Rating