Ashtu si për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe të hartohet i njëjti draft edhe për Komunat shqiptare të  Kosovës Lindore

Read Time:2 Minute, 17 Second

Nga Skënde Sadri KAPITI

Serbët në Kosovë me ligj dhe me Kushtetutë gëzojnë liri dhe të drejta qytetare e kombëtare si asnjë minoritet tjetër në botë.Dhe nuk kishte pse BE të mbështeste një “eksperiment” si ky i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose të përdorej i njëjti standard per  formimin edhe të Bashkësisë e komunave me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore. Shpikja posacërisht e ketij eksperimenti për Kosovë, e kësaj Bashkësie   të Komunave me shumicë serbe, ka qenë e mirëmenduar dhe me objektiv  mëse të qartë për të krijuar një minishtet serb në Kosovë.

Fatkeqësisht dhe mjerisht Kosova nuk kishte në këto vite politikë të aftë, vizionare dhe patriotike.

Dhe kështu ndodhi me politikanët e Kosovës me këta politikanë e pushtetarë euforik, të papërvojë,injorantë, servilë dhe të korruptuar të cilët ranë në këtë kurth duke e pranuar këtë shpikje antikombëtare serbo-ruse.

Nuk është e pranueshme që BE të japë një draft-projekt dhe as t’ua imponojë shqiptarëve detyrimisht dhe apriori që ta zbatojnë institucionet në Kosovë ato se cfarë dëshiron të marrë Serbia.

Qeveria e Kosovës duhet t’u kërkojë  ndërkombëtarëve dhe t’i pyesë se cfarë të drejtash u mohohen serbëve mnë Kosovë, dhe ku ka në botë që minoriteti të ketë kaq të drejta sa ka minoriteti serb në Kosovë.

Opinionin shqiptar në Kosovë, askush mos të mendojë se do ta lodhin presionet dhe kushtet imponuese për ta detyruar atë që verbërisht të pranojë  cfarë duan të huajt, sepse gabimet nuk ndreqen më.

Albin Kurti është në presion të jashtëzakonshëm si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga Tirana por edhe nga opozita në Kosovë.

Nëse Kurti nënshkruan dhe dakordësohet me gjithcka cfarë kanë bërë paraardhësit, pushtetarët injorantë dhe zullumqarët e mëparshëm, atëhere për cfarë e votoi Kurtin  populli i Kosovës?

Dihet tashmë se PDK, LDK, AAK dhe të tjerët para Kurtit nënshkruanin gjithcka  në dëm të Kosovës, mjaftonte që ata të kishin pushtetin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për pushtet.

Kosova ka qenë e shqiptarëve dhe sot është shtet shqiptar i pavarur dhe nuk mundet që kushdoqoftë i huaj, qoftë edhe mik e aleat nuk mundet që të jetë “hisedar” në sovranitetin e Kosovës.Kosova është shtet i pavarur dhe nuk duhet pranuar asnjë marrëveshje që ia cungon sovranitetin dhe territorin.Nuk duhet pranuar as emërtesa e këtij projekti, sepse vetë fjalë Bashkësi e Komunave me shumicë serbe, është shumë intriguese dhe hipokrite, pasi Bashkësi do të thotë “shtet”, sepse vetë shteti është bashkësi e njërëzve që kanë të njëjtën gjuhë, tradita dhe identitetin kombëtar. Kosova është shtet i shqiptarëve, ndoshta shteti në Europë më i pastër entnikisht, dhe pakica serbe në Kosovë të marrë cfarë të kenë shqiptarët në Kosovën Lindore

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Serbia dhe Republika Sërpska miratojnë deklaratën ku përmendet edhe Kosova
Next post SHBA: Deklarata “gjithëserbe”, sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit