Basha, shpalljet “non grata”, ligji i hapjes së dosjeve, Vetting-u dhe karantinimi i politikës së vjetër e korrupsionit

Read Time:2 Minute, 53 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Lulzim Basha ishkryetari i Partisë Demokratike domosdoshmërisht duhet të kthehet në krye të saj për të vazhduar misionin historik që e ka nisur dhe që ka mbështejen edhe të SHBA-ve: atë të ndarjes me politikën e vjetër , të Vetting-ut politik dhe të Drejtësisë, për pastrimin e politikës nga ishkomunistët dhe ishspiunët e regjimit komunist dhe prej atyre të shpallur “non grata”, si dhe prej të korruptuarve, pra, dhe rrjedhimisht për ndëshkimin dhe dëbimin nga pushteti të keqpushtetit të PS-së.
Shqipëria është dhe mbeti në udhëkryq që prej 30 vitesh, si ndër vendet e para në botë për korrupsion dhe ndër vendet më të palumtura në botë; si vënd rekord në Europë dhe në krye të listës për eksod.Si vëndi i papunësisë e varfërisë ku qytetarët e saj nuk kanë as siguri ekonomike, as jetësore, as mirëqënie dhe as siguri të pronës.
Si vëndi ku qytetarët nuk kanë siguri juridike, dhe ku drejtësia është pronë e politikanëve, gjyqtarëve, administratës dhe e oligarkëve.
Shqipëria është ndër vendet në krye të listës botërore përsa i pëket palumturisë pikërisht për ato arësye që i përmendem më lart, si populli i cili ka shpresë dhe besim se vetëm jashtë Shqipërisë mund ta gjejne e ta kërkojë lumturinë shqiptarët.
Aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të, me qëllim që t’u vijë në ndihmë shqiptarëve ua imponuan politikës dhe politikanëve shqiptarë miratimin e Vetting-ut në drejtësi si dhe shpalljen non grata të individëve me rekorde korrupsioni kryesisht, dhe atyre që pengojnë demokracinë e drejtësinë; si dhe mbështetën miratimin e ligjit për hapje ne dosjeve të ishspiunëve, pra për karantinimin e korrupsionit dhe të politikës së vjetër, edhe ligjërisht edhe demokratikisht .
Mirëpo cuditërisht si është e mundur që të ketë deri edhe protesta në mbrojtje të të të shpallurve “non grata”, dhe si ka mundësi që shumica e mediave në Shqipëri bëjnë zhurmë e propagandë djallëzore në mbrojtje të politikës së vjeter të krimit e të korrupsionit, e madje edhe deri edhe kundër Vetting-ut; dhe si ka mundësi që nuk ka ndonjë reagim nga shoqëria civile në mbështetrje dhe si mirënjohje për Vetting-un, për hapjen e dosjeve dhe për sanksionet amerikane ndaj personazheve VIP të politikës.
Prandaj po e shkruaj për botim këtë shkrim dhe po ia dergoj për botim gazetave, atyre të cilat kanë thënë, shkruar e mbështetur të vërtetën, dhe si gazeta që janë tribunë për luftën kundër korrupsionit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë.
Politika e vjetër, korrupsioni dhe bartësit e tyre duhet të karantinohen , pra duhet të izolohen duke i përjashtuar e dëbuar nga politika e nga drejtësia, sepse vetëm kështu shërohet sistemi demokratik e politiko-juridik në Shqipëri ashtu sikurse që bëri vaksina kundër Covidit. Dhe a nuk po e shikoni se kush janë kundër Vetting-ut, kundër luftës ndaj korrupsionit dhe kundër SHBA-ve; a nuk janë ata të cilët Lulzim Basha me të drejtë i ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës” ata të cilët janë Rama,kryerilindasi socialist; Berisha kryefoltoristi dhe Meta-Metaj, kryelsi-isti.
Pra a nuk janë këta të tre që bashkëpunuan dhe komplotuan edhe me korrupsionin dhe me mediat mercenare e korruptive kundër Bashës që ai të mos jetë kryetar i Partisë Demokratike, pikërisht pse Basha kishte mbështetje të fortë edhe nga SHBA-të e për reformimin e politikës dhe për ndarjen me të shkuarën dhe me tranzicionin; për reformimin e drejtësisë, për hapjen e dosjeve dhe për dekomunistifimin e Shqipërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Kur idealisti shëndrrohet në tregtar flamujsh</strong>
Next post Mimoza Kusari-Lila: Nga takimi i Zvicrës Asociacioni nuk përfshihet në non-paper