
Bashkimi Evropian: Statuti i Asociacionit duhet të prezantohet në dialog
Bashkimi Evropian konsideron se sipas marrëveshjeve përkatëse të dialogut, statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të prezantohet në dialogun e Brukselit dhe të diskutohet në kuadër të këtij procesi.

Në një reagim lidhur me propozimin e sotëm të cilin ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla shprehu gatishmërinë që Kosova të ecë tuje me formimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nënvizoi se përmbajtja e statutit të paralajmëruar, nuk dihet dhe nuk është diskutuar me Serbinë e as me BE-në si lehtësues.
“Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, është shprehur Stano në një përgjigje me shkrim.
Sido që të jetë, ai, shton se BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar përfundimisht “tani pasi që nga viti 2013, për fat të keq, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit”.
Ai rikujtoi se në tetor të vitit 2023, BE, e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj – prezantoi një projekt-statut për themelimin e Asociacionit, bazuar në modelet dhe praktikat më të mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës.
Gjithashtu tërhoqi vërejtjen se liderët e BE-së, në dhjetor të vitit të shkuar, përshëndetën “gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga BE”.
“Kjo është njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE-së”, porositi zëdhënësi Stano.
Më shumë storie
Egjipt: Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
Në një samit të mbajtur në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit për...
Guterres: Marrëveshja e paqes në Gaza mundësi historike
Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur lajmin se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për fazën e parë të një plani paqeje për...
Marrëveshje historike Izrael–Hamas, çfarë dihet për hapat e ardhshëm pas marrëveshjes
Një marrëveshje historike për fazën e parë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është arritur mes...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Jonathan Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, është e kënaqur të jetë nikoqire...
DASH demanton rëndë Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, ka deklaruar një zëdhënës i...
Average Rating