Olaf Scholz, Macron dhe Meloni letër Kurtit: Mbështesim draftin e Lajçakut
Tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të mërkurën, i kanë dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, e cila u bë publike sot, lidhur me rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të Asociacionit dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht ‘propozim zotërinjsh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet në letrën e liderëve evropianë, e që është përgjigje ndaj letrës së kryeministrit Kurti, që ua kishte dorëzuar atyre në fund të prillit.
Në letër po ashtu theksohet se Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Srpska dhe se hap i domosdoshëm sipas tyre është dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Në fund të letrës shprehet keqardhje që Kosova ende nuk ka bërë hapa konkret sa i përket Asociacionit, derisa i bëhet me dije kryeministrit se “Topi është në fushën e tij”.
Në fund të letrës shprehet keqardhje që Kosova ende nuk ka bërë hapa konkret sa i përket Asociacionit, derisa i bëhet me dije kryeministrit se “Topi është në fushën e tij”.
Korrospodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina, në një lidhje direkte nga Brukseli në lajmet e orës 19:30, ka thënë se kjo letër nuk ka të bëjë fare me letrën e sotme të ministres Gërvalla, por ka ndodhur një koincidencë që letra e tre liderëve evropianë është publikuar sot në media, ndonëse ajo i është dërguar dje Kurtit.
“Liderët i përgjigjen liderëve, në këtë rast kryeministrit e jo ministrave. Pra, nuk është reagim ndaj letrës së sotme të lëshuar nga ministrja Gërvalla, por si përgjigje ndaj letrës që kryeministri Kurti ua ka dorëzuar kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe kryeministres Meloni, në fund të prillit”, ka thënë Tuhina.
Ajo ka rikujtuar se në letrën e Kurtit drejtuar atyre, ai e kishte lënë të hapur edhe një mundësi që ta shqyrtonte edhe draft-statutin e Lajçakut, por vetëm pasi ai të ishte shqyrtuar fillimisht nga juristët më eminentë të Këshillit të Evropës.
Average Rating