BBC: Shefi i CIA-s në Beograd foli më së shumti për Kosovën
Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd, raporton BBC në shërbimin e saj në gjihen serbe, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.
“Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e kësaj media.
Kurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka theksuar se ka pasur një takim të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm.
Kosova qe destinacioni i fundit i këtij turneu vizitash të shefit të CIA-s.
Në Prishtinë, më 22 gusht, Burns u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti. Osmani ka publikuar edhe foto me të.
Derisa pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ky e ka falënderuar publikisht shefin e CIA-s, Burnsin, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...

Average Rating